Solisti i njohur i grupit coldplay Chris Martin është shprehur mosbesues ndaj faktit se presidenti Barack Obama dëgjon muzikën e tij. Ai është shprehur se është tronditur kur Barack Obama ka thënë se ishte fans i muzikës së tyre “E kam takuar Barack Obamën gjatë verës dhe një gjë më tha, ‘Oh, i kam këngët tuaja në iPod timin’, por mendova ‘Oh, vë bast se ai ia thotë këtë çdo ylli të muzikës që e takon. Nuk mund ta heq nga koka mendimin se Presidenti i SHBA-ve do të ketë ndonjë prej këngëve të mia në play-listë, është thjesht sureale”,ka thënë Martin gjatë një interviste. (xh.k/shqiptarja.com)