Ajo ka ndjekur një regjim strikt ushqimor dhe është ushtruar vazhdimisht në palestër që të kthehet në formë të duhur fizike dhe ja ka dalë mbanë për mrekulli.

Bëhet fjalë për këngëtaren Christina Aguilera, e cila siç duket në foto është në formë të shkëlqyer fizike.

Këngëtarja bukuroshe po punon për klipin e saj të ri dhe ka postuar një nga fotot gjatë xhirimit të tij.

christina aguilera
(Christina në muajin Tetor)

Në foton e realizuar Christina duket e mrekullueshme dhe super seksi.

E veshur me një fund të ngjitur pas trupit dhe një palë reçipeta të zeza, ajo duket me të vërtetë e “nxehtë”.

christina aguilera

Ndryshimi vihet re fare qartë po ta krahasojmë atë me fotot e bëra vetëm para pak muajsh.

(b.t/shqiptarja.com)