Programi i Fondit Monetar në Shqipëri mund të jetë në rrezik për shkak se Qeveria nuk ka arritur të grumbullojë të ardhurat e duhura nga taksat e tatimet për të ulur defiçitin buxhetor.
Alarmi kësaj here vjen nga CIA, e cila ka analizuar në faqen e vet zyrtare të dhënat për vitin 2015 për ekonominë shqiptare si dhe zhvillimet kryesore në vend në sektorë si energjitika, transportet apo industria.
“Qeveria është fokusuar në lehtësimin e procedurave të licensimit si dhe ato fiskale, ndërkohë që ka nënshkruar një marrëveshje të re me FMN për mbështetje të reja financiare e teknike. Por programi i FMN mund të gjendet në rrezik, gjithsesi, pasi qeveria nuk ka arritur të mbledhë nga taksat sasinë e duhur të parave për të reduktuar defiçitin buxhetor. Vendi vazhdon të përballet me rritjen e borxhit publik, i cili tashmë ka tejkaluar kufirin e dikurshëm ligjor prej 60% në 2013 dhe duke arritur në 73% në 2015”, thekson CIA në analizën e saj.
Në dokument theksohet gjithashtu se pavarësisht rritjes gjatë viteve të fundit, Shqipëria mbetet një prej shteteve më të varfra në Evropë. Pengesë janë informaliteti masiv në ekonomi si dhe infrastruktura e dobët energjitike dhe në transport.
Ndërsa analizon Produktin e Brendshëm për Bruto për frymë për vitin 2015, CIA e rendit Shqipërinë në vendin e 126 në botë, pas shteteve si Peruja, Jordania, apo Mongolia, me vetëm 11.900 dollarë në vitin 2015. Po ashtu, me normën e papunësisë prej 17.3% në vitin 2015, Shqipëria renditet e 159-ta në listën me 207 shtete, pas Mozambikut, Gjeorgjisë apo Irakut.
Ndërkaq, CIA vlerëson se Shqipëria ende rrezikohet nga kriza në Itali e Greqi. Sipas analizës, lidhjet e ngushta në sektorin bankar bashkë me remitancat nga Greqia e Italia, e bëjnë Shqipërinë të prekshme nga efektet e krizave të borxhit në këto vende.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3610
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23