Zyrtarët e CIA-s njoftuan gazetarët mbi incidentin e 17 korrikut, duke u kërkuar atyre që të mos i përdorin emrat e tyre në lidhje me gjetjet paraprake. Ata thanë se avioni me 298 njerëz në bord ka të ngjarë të jetë rrëzuar nga separatistët me sistemin rus të raketave tokë-ajër, SA-11.
Zyrtarët amerikanë gjithashtu thanë se nuk e dinin nëse rusët ishin të pranishëm në momentin kur u hodh raketa. Por ata thanë se Moska kishte "krijuar kushtet" që çuan në rrëzimin e avionit.
Në pesë ditët e fundit, Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe qeveritë e vendeve evropiane kanë akuzuar Moskën për furnizimin e rebelëve me bateri të raketave që u përdorën për rrëzimin e avionit.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)