Përdoruesit e rrjeteve sociale po shtohen çdo ditë e më shumë. Së funmdi një përdorues 'prestigjoz' i është shtuar rrjetit të Instagramit. Bëhet fjalë për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), që iu bashkua gjigantit të rrjeteve sociale këtë të enjte.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe drejtoresha e CIA-s, Gina Haspels ku tha se prania e një profili në rrjetin social Instagram, ka të bëjë me rritjen e transparencës dhe besueshmërisë.
“Hyrja në Instagram është një mënyrë tjetër që ne t’i ndajmë me të tjerët historitë e CIA’s dhe rekrutimin e talentëve të rinjë Amerikanë që dëshirojnë të shërbejnë” tha sekretarja për media e CIA-s, Nicole de Haay. Pasi zyrtarizoi profilin në Instagram CIA postoi edhe një foto ku thuhet se është një test për spiunët e rinj pasi fotografia në fjalë, njihet si syri i spiunit.