Meta, kompania mëmë e Instagram dhe Facebook, ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me një tjetër adoleshente, e cila e akuzonte kompaninë se platformat e saj nxisnin varësinë dhe kishin ndikuar negativisht në shëndetin e saj mendor dhe në çrregullimet e të ngrënit.

18-vjeçarja, e identifikuar me inicialet KDB, ka tërhequr akuzat pas marrëveshjes, kushtet e së cilës nuk janë bërë publike. Kjo është marrëveshja e dytë e Metës brenda një jave, pas zgjidhjes së çështjes me një tjetër paditëse 16-vjeçare.

Si pasojë, procesi gjyqësor që pritet të nisë në Los Angeles do të vijojë vetëm kundër Snap Inc., kompanisë mëmë të Snapchat.

Dy adoleshentet pretendonin se kishin nisur përdorimin e platformave sociale që në moshë shumë të vogël dhe se funksione si luajtja automatike e videove dhe lëvizja e pafundme në ekran kishin nxitur sjellje kompulsive dhe varësi.

Meta ka hedhur poshtë akuzat se platformat e saj janë projektuar qëllimisht për të krijuar varësi nga përdoruesit e rinj. Meta pohon se kanë rregulluar poltika që synojnë t'i bëjnë aplikacionet e tyre mjedise më të sigurta në të cilat adoleshentët mund të komunikojnë dhe të shprehen.