1. FESTA E FLAMURIT, NJË SËRË AKTIVITETESH NË VLORË E TIRANË

Festa e flamurit në Vlorë vjen sot me një sërë aktivitetesh. Pas ceremonive të paradites në orën 17:00 në teatrin “Petro Marko” do të ketë një koncert nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, ndërsa më vonë, Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura do të performojë muzikore e vizuale, shoqëruar me projektim artistik mbi fasadën e Shtëpisë së Pavarësisë. Aktivitete edhe në Tiranë.

2. VIDEO-PROJEKSION NË FASADËN E GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE

Videombikëqyrje GKA, vepra më e fundit e artistit Gentian Shkurti projektohet në fasadën e sapo rinovuar të Galerisë Kombëtare të Arteve me rastin e “Tirana Art Ëeekend. Duke përdorur kamera mikroskopike, videoja kap tekstura të fshehura, gjurmë kohe dhe mikrodetaje materiali nga veprat e fondit të GKA. Inagurimi i veprës do të bëhet mbrëmjen e së shtunës, më 29 nëntor në orën 18:30. Këto fragmente vizuale të shndërruara në një narrativë abstrakte do të projektohen mbi fasadën e restauruar të Galerisë Kombëtare të Arteve, duke i zbuluar publikut një dimension të ri të trashëgimisë vizuale shqiptare.

3. “DUA MË SHUMË SHQIPËRINË”,  KONCERT NË TEATRIN “SKAMPA”

 “Dua më shumë Shqipërinë” është koncerti që do të mbahet në teatrin “Skampa” në Elbasan, sot në orën 18:00 me rastin e Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë.

4. VEPRA E KUTELIT, SHFAQJE PËR FËMIJË NË TEATRIN E KUKULLAVE

“E bija e hënës dhe e diellit”, një vepër shqiptare bazuar në krijimtarinë e Mitrush Kutelit do të vijë për fëmijët te Teatri i Kukullave më 29 dhe 30 nëntor në oraret 10:30 dhe 11:30.

5. TRADICIONALJA NË AKUAREL, EKSPOZITË TE GALERI ODA NË SHKODËR

“Tradicionalja në Akuarel” titullohet ekspozita që vijon të qëndrojë e çelur prej mbrëmjes së djeshme në galerinë “Oda” në Shkodër. Në të do të prezantohen punime të realizuara në teknikën e akuarelit, të frymëzuara nga veshjet popullore shqiptare.

6. “DET I THELLË BLU”, SHFAQJA E FUNDJAVËS NË TEATRIN KOMBËTAR

“Det i thellë blu” është shfaqja që do të vendoset në skenën e Teatrit Kombëtar të premten, të shtunën dhe të dielën në orën 20:00 me regji nga Rovena Lule Kuka dhe me aktorë: Olta Daku, Alfred Trebicka, Igli Zarka, Neritan Liçaj, Anila Bisha, Donald Shehu, Niada Saliasi, Florian Agalliu.

7.  SHKODËR/ “GJEGJU FEST” PËR HERË TË PARË NË TEATRIN “MIGJENI”

Në teatrin “Migjeni” në Shkodër po vijon të mbahet për herë të parë festivali “Gjegju Fest”. Gjatë këtyre ditëve, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë tetë shfaqje të reja.