Nxënësit e gjimnazit  Petro Nini Luarasi mbajnë sot në orën 18.00 në “Opera” shfaqjen klasiko-kontemporane “Up fest” .

Humor e situata të rrëfyera në çift, vijon deri të dielën  në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar  shfaqja “Shtëpiakë të dëshpëruar” me Artan Imamin në rol të dyfishtë si aktor e regjisor, si dhe interpretim të Indrit Çobanit e Gentian Zenelajt.

17 skulptura të Antonio Canovas, një prej skulptorëve më të mëdhenj të neoklasicizmit evropian vijnë në 51 shkrepje të Mimmo Jodice në ekspozitën “Bukuri e përjetshme” të çelur në Muzeun Historik.

“Piccolo mare”, një ekspozitë e veçantë, me krijimtarinë më të mirë të studentëve italianë e atyre vendas, pret vizitorët deri në 14 shkurt në galeritë  “Harabel” dhe “Fab”.

Të rinj të arteve pamore, bashkojnë Shqipërinë e Kosovën me krijimtarinë e tyre. Një larmishmëri zhanresh e teknikash ku celebrohet tradita e bashkëkohorja, ftojnë vizitorët deri në në 12 shkurt në Galerinë e Artit Tiranë në ekspozitën “My space”,

Një rrëfim i sinqërtë e me një galeri personazhesh real, ku vendos veten në qendër, Ardian Cerga, promovon sot në orën 18.00 në Bibliotekën e Durrësit librin e tij, “Kohë dashurish të harruara”.

Me një kast të përzgjedhur aktorësh Naun Shundi vendos nga nesër, deri të dielën, në skenën e Teatrit Eksperimental shfaqjen “Osman Taka” me autor Arben Iliazin.

Shfaqet nesër në orën 18.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan shfaqja “Gjaku i martirëve të kombit” me regji të Bajram Torbës.

Shfaqja ‘Profesionisti’ me regji të Leka Bungos e pjesëmarrje të Viktor Zhustit, zhvendoset nga nesër në orën 19.00 në teatrin ‘Andon Zako Çajupi’ në Korçë.