Aktivitetet e kulturës sot: Arie nga Verdi, Puçini e Moxart, recital në OPERA! Në COD, “Ukraina e pathyer” e fëmijëve të luftës! Ansambli “Tosk” me koncert në Durrës!

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë ditës së sotme në Tiranë dhe disa qytete të vendit:

Pas suksesit në Operën e Sofjes, në Bullgari, sopranot Ramona Tullumani e Renisa Laçka dhe pianisti Igli Rrapaj sjellin sot në orën 20.00 në Teatrin e Operës dhe Baletit, arie të përzgjedhura nga Verdi, Puçini dhe Moxart.

Shfaqja “Ëndrra ime, Rina” me autor Pëllumb Kullën e regji të Spiro Dunit, vijon të mbahet sot e nesër në orën 20.00 në  Teatrin Kombëtar.

Qëndron e hapur deri në 29 qershor në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ekspozita “Ukraina e pathyer” me 27 piktura të fëmijëve ukrainas, ku shprehin frikën prej Luftës dhe shpresën për paqe. 

Pas tri muajsh aktivitete “Stina Koncertore Pranverë 2023” ul sot siparin. Në orën 19.00 në hollin e “Arteve” mbahet një koncert me Orkestrën Simfonike dhe Ansamblit Vokal të Universitetit dhe artistë të rinj e të afirmuar.

Festivali “Metrosound”, i kuruar nga Rubin Beqo, vijon të mbahet në teatrin “Metropol”. Sot në orën 20.00 performon grupi shqiptaro-maqedonas Blla Blla Blla.

Pret vizitorët deri të dielën në galerinë “Fab” ekspozita me punime të studentëve të atelierit “Multimedia” të Universitetit të Arteve, nën udhëheqjen e artistit dhe pedagogut Vladimir Myrtezai.

Produksioni i Teatrit Eksperimental “Tani keni sy për të parë” me regji të Klaudia Pirolit zhvendost këtë mbrëmje në orën 19.00 në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.

Mbahet sot në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës koncerti “Tinguj në erëra të drunjta” nga Ansambli “Tosk”.

Festivali i Kitarës nën udhëheqjen artistike të artistit Denis Bizhga ndal sot në Elbasan. Në orën 19.30 në teatrin “Skampa” performon duoja austriake “Pavlova Bohm”.

M.T//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje