Shfaqet sot në orën 18.30 në Shtëpinë Studio Kadare filmi “Ushtari i mirë Shvejk” me regji e skenar të Karel Stekly, bazuar në librin me të njëjtin titull të shkrimtarit Jaroslav Hasek.
Ekspozita personale në mozaik e artistit Myftar Cubi “Aktorët shqiptar ndër vite” pret vizitorët në Muzeun Historik deri në 25 shtator.
Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut shfaq sot në orën 11.00 pranë Autoritetit të Dosjeve, dokumentarin “Urdhra vrasjesh nga Beogradi”, me regji të Dragan Cotic.
Vijon deri në 9 dhjetor në Qendrën Kulturore të Artit Bashkëkohor ‘Harabel’ ekspozita ‘E gjithë drita që nuk mund të shohim’ e piktorit bashkëkohor Ali Oseku.
Ekspozita personale “Gjurmët” e piktorit Adrian Devolli qëndron e hapur deri në 23 shtator në galerinë “Fab” në Tiranë.
Deri në 24 shtator në galerinë “Zeta” në Tiranë, artëdashësit mund të vizitojnë ekspozitën ‘Linjat e ikonave nën trysni”, ku artistja austriake Judith Zilich ka punuar me abstraksionin e fytyrave të ikonave ortodokse.
70 filma nga 28 vende të ndryshme të botës, vijon çdo mbrëmje deri në 22 shtator në teatrin “Majestic” në Korçë, Festivali i Filmit të Shkurtër, ku përfshihen produksione fiction, animacion e dokumentar, shumica premiera.