Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë ditës:
1. Shfaqja musical ‘Jesus Christ Superstar’ me regji të Altin Bashës, mbahet sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar.
2. Rivihet sot në orën 19.00 në Teatrin e Operas, performanca “Dua” me koreografi të Taulant Shehut.
3. Vijon të jetë e hapur deri në 5 janar në galerinë “Fab” ekspozita “Gjendje” e piktorit Fatmir Tufina, me 33 nga veprat e tij më të fundit.
4. Pret vizitorët në Qendrën për Hapje dhe Dialog në kryeministri deri në 31 janar ekspozita “Amerikanët” e Fate Velaj, e çelur në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Artisti e gjen frymëzimin nga arti i fotografisë së Robert Frank.
5. Do të qëndrojë e hapur deri 7 janar në Qendrën Kulturore “Tulla” ekspozita “Visa interview”.
6. Kori “Lira” mban sot në orën 18.00 një concert në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë.
7. Mbahet sot në orën 18.00 në sheshin “Gensher” në Elbasan koncerti “Tre musketierët” me artistët Redon Makashi, Aleksandër Gjoka dhe Elton Deda.
8. Vijon deri në 22 janar në Galerinë e Arteve në Shkodër edicioni i 16-të i Ekspozitës Kombëtare Salloni i Vjeshtës “E kuqja” me kuratorë Oltsen Gripshin dhe Naim Spahiun.