VIDEO/ ‘Ciceron’, aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

1.            Mbahet sot në orën 11.00 në Ministrinë e Kulturës një takim në nder të 90-vjetorit të lindjes së aktores Tinka Kurti.

2.            Vijon të mbahet në Teatrin Kombëtar çdo ditë deri në 20 dhjetor në orën 19.00 shfaqja "Çertifikata e martesës" me regji të Driada Dervishit.

3.            Intriga,  konflikte e dashuri , loja e Donizettit me “Don Pasquale” mbahet deri të dielën në orën 19.00 në “Opera” .

4.            "Metrofest", vazhdon deri në 18 dhjetor në orën 19.00  me shfaqjen pa zë "Zhurma e kohës"  të Rafael Hoxhajt. Me lëvizje, pantonimi dhe elementë të klounit, aktori sjell pjesën në Metropol në bashkëpunim me Bujar Hoxhajn.

5.            Takimi i "Zonjushë Plastikës" me personazhet më të dashur të fëmijëve rikthehet me mesazhe të forta për mjedisin në Teatrin e Kukullave. Shfaqja mbahet  këtë të shtunë e të diel në orën 10.30 dhe 11.30 në sallën "Tonin Harapi".

6.            Vijon këtë të diel në orën 10.30 në Teatrin Skampa në Elbasan, “Shfaqja me kukulla” me regji të Hysen Mollajonuzit.

7.            Mbahet sot në orën 19.00 në teatrin "Andon Zako Çajupi" në Korçë komedia "A flasim për burrat" me regji të Andeta Radit.

8.            Çelet sot në orën 18.00 në teatrin "Migjeni" në Shkodër një ekspozitë dedikuar jetës së egër , me fotografi nga e gjithë bota.

9.            Promovohet sot në orën  12.00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit katalogu “Arti Kontemporan Shqiptar”.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha thyen sërish masën e 'arrestit shtëpiak', pret në banesë ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu

Sali Berisha thyen sërish masën e 'arrestit shtëpiak', pret në banesë ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu