‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Në praninë e ministres së Kulturës Elva Margaritit, sot në orën 11.30 do të prezantohen në ‘Arturbina’ dy drejtuesit e rinj të Teatrit Kombëtar dhe atij “Eksperimental”, Altin Basha dhe Gjergj Prevazi.

Të endesh në mendime e në kohë, e frutin e imazheve ta jetësosh në telajo. Është ky koncepti i artistes suedeze Susanne Lund Pangrazio, ekspozita e së cilës “Nëpër shkorret”, qëndron e hapur për vizitorët deri në 18 shkurt në Galeri 70, në Tiranë.

Ekspozita e “Festivalit Ndërkombëtar të Posterit në Prishtinë”, në këtë edicion të dytë, është zhvendosur në Galerinë e Artit Tiranë, ku do të qëndrojë e hapur deri në fund të këtij muaji.

Me punime të realizuara gjatë dekadës së fundit, ku shtron pyetje ekzistenciale, duke përfshirë edhe aspekte personale, artistja Blerina Muça mban deri në 30 janar në galerinë "Zeta" ekspozitën “Diçka nuk shkon”.

E frymëzuar nga arti i fotografisë së Robert Frank, ekspozita "Amerikanët" e artistit Fate Velaj pret vizitorët në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 31 janar.

Rikthehet nga nesër në orën 19.00 në Teatrin “Eksperimental” komedia “Dita më e bukur” me regji të Ledio Topallit.

SI.E./A.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë