‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Kundër paragjykimeve të çdo lloji, “Jeta e Ninit”, një të riu të apasionuar pas aktrimit dhe humorit vihet sot në skenë përmes një stand-up komedie në orën 18.00 tek “Bunkeri” në Tiranë.

Filmi “Policë për kokë” mbahet deri në 5 shkurt në orën 16.00 dhe 19.00 teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë.

Mbahet sot në orën 18.30 në qendrën “Dua”, një bisedë me muzikantin Bojken Lako mbi karrierën e tij dhe evoluimin e muzikës ‘rock’ në vend.

Në galeritë “Fab” e “Harabel” qëndron e hapur deri në 14 shkurt ekspozita “Piçolo Mare” që vendos në qendër punimet e të rinjve.

Komedia  “Shtëpiakë të dëshpëruar”, shfaqet deri në 5 shkurt në orën 19.00 në skenën e “Eksperimentalit”.  Loja e aktorëve Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gent Zenelaj, mban të mbërthyer publikun, në një mori ngjarjesh të befasishme.

Vijon edhe sot në orën 17.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, shfaqja për fëmijë “Një ngjarje e pazakontë”.

Qëndron e hapur deri në 7 shkurt në Galerinë e Arteve Shkodër ekspozita në  skulpturë Bric(k)olage e artistit Guri Çavadarbasha me kurator Zef Pacin.

Në Galerinë e Artit të qytetit, pret vizitorët ekspozita “Ngjyrat e Dimrit në Pogradec”, me pjesëmarrjen e 12 artistëve, pjesë e Kolonisë Ndërkombëtare të Artit Viziv, nga trevat shqiptare edhe Egjipti.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'