‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës

1.            Një princ në kërkim të gjysmës ideale, pritja e gjatë, ka futur mbretërinë në dëshpërim, derisa vjen në ndihmë bizelja magjike. Teatri i Kukullave mban sot dhe nesër në orën 10.30 dhe 11.30 përrallën “Princeshat dhe bizelja magjike” në sallën ‘Tonin Harapi’.

2.            Një trajtim ndryshe dramaturgjik i heroit legjendar, Teatri Eksperimental mban sot dhe nesër në orën 19.00, shfaqjen “Osman Taka”, me regji të Naun Shundit e autor Arben Iliazin.

3.            Sot dhe nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar jepen dy shfaqjet e fundit të “Shtëpiakë të dëshpëruar” me Artan Imamin në rol të dyfishtë si aktor e regjisor, si dhe interpretim të Indrit Çobanit e Gentian Zenelajt.

4.            Shfaqja ‘Profesionisti’ me regji të Leka Bungos e pjesëmarrje të Viktor Zhustit, vijon sot dhe nesër në orën 19.00 në teatrin ‘Andon Zako Çajupi’ në Korçë.

5.            Shfaqet sot në orën 18.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan shfaqja “Gjaku i martirëve të kombit” me regji të Bajram Torbës.

6.            17 skulptura të Antonio Canovas, një prej skulptorëve më të mëdhenj të neoklasicizmit evropian vijnë në 51 shkrepje të Mimmo Jodice në ekspozitën “Bukuri e përjetshme” të çelur në Muzeun Historik.

7.            Nga mjeshtrit Alinari tek fotografët më të mirë bashkëkohorë, qëndron e hapur në Galerinë e Arteve Shkodër ekspozita “Italiae”. E konsideruar si një nga koleksionet më të mëdha fotografike në botë, pret vizitorët deri në 28 shkurt.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi