‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës.

1.            Mbahet sot në orën 17.00 në Pallatin e Kongreseve Sofra Tiranase, me pjesëmarrjen e emrave më të njohur të muzikës .

2.            Në kuadër të përvjetorit të 15-të të Pavarësisë së Kosovës, Qendra Kulturore “Tulla” vijon sot dhe nesër në orën 19.00, disa filma të regjisoreve gra nga Kosova.

3.            Standup-komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar”, rikthehet shënon ditën e fundit sot në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar, për të vijuar në të tjera skena. Humor e situata jetësore në çift, pjesa franceze vihet në skenë nga Artan Imami, po ashtu protagonist si aktor, shoqëruar nga Indrit Çobani e Gentian Zenelaj.

4.            17 skulptura në mermer të Antonio Canovas, një prej artistëve më të mëdhenj të neoklasicizmit evropian vijnë në 51 shkrepje në bardhë e zi të fotografit të njohur  Mimmo Jodice në ekspozitën “Bukuri e përjetshme”,  të çelur në Muzeun Historik.

5.            Të endesh në mendime e në kohë, e frutin e imazheve ta jetësosh në telajo. Është ky koncepti i artistes suedeze Susanne Lund Pangrazio, ekspozita e së cilës “Nëpër shkorret”, qëndron e hapur për vizitorët deri në 18 shkurt në Galeri 70, në Tiranë.

6.            Vijon sot e nesër në orën 18.00, në teatrin “Skampa” në Elbasan, komedia “Një dasmë e hatashme” e Teatrit Shëtitës “Çajupi” me regji të Kiço Londos.

7.            Nga mjeshtrit Alinari tek fotografët më të mirë bashkëkohorë, vijon e hapur deri në 28 shkurt në Galerinë e Arteve Shkodër ekspozita “Italiae”. E konsideruar si një nga koleksionet më të mëdha fotografike në botë, në të ekspozohen 110 nga imazhet më të spikatura në një shekull.

8.            Çelet sot në orën 10.00 në pazarin karakteristik në Gjirokastër ekspozita “Këndi i dashurisë”, në vijim të festimeve të Shën Valentinit.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm