‘Ciceron’, aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë ditës.

1. Mbahet sot në orën 18.00 në Shtëpinë Studio Kadare një bisedë letrare mbi librat e shkrimtareve të reja, "Dritëhijet" i Xhoana Jakut dhe "Katër burra" i Xhentiana Muskaj.

2. “76-vjet Lice” festohet sot në orën17.30 në Liceun Artistik përmes veprimtarive që bashkojnë nxënës e pedagog, si ekspozita “Rikthim“ e më tej në 18.30 koncerti “Mirënjohje”.

3. Mbahet edhe përgjatë ditës së sotme në Teatrin Kombëtar në orën 19.00 shfaqja "Çertifikata e martesës" me regji të Driada Dervishit.

4. Vijon të jetë e hapur në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit ekspozita  fotografike me mbi 50 portrete të shkrimtarëve shqiptarë më në zë.

5. Me emrat më të mirë të artit bashkëkohor vendas, vijon të jetë e hapur në Galerinë e Artit Tiranë, ekspozita "Muri".

6. Pret vizitorët  në Qendrën për Hapje dhe Dialog në kryeministri ekspozita  “Amerikanët” e Fate Velaj, e çelur në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Artisti e gjen frymëzimin  nga arti i fotografisë së Robert Frank.

7. "Lartësi mbidetare- Rrënjët italiane", ekspozita fotografike me në fokus alpinizmin e ndryshimet klimatike në botë pret vizitorët hapësirën "Harabel” deri në 20 janar. Në të, kultura malore shqiptare është fotografuar nga Fation Plaku.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë