Baleti premierë “Muzg” me koreografi të Eno Peçit e pjesëmarrje të Trupës së Baletit të Teatrit, vijon sot dhe nesër në orën 19.00 në “Opera”.

Qëndron e hapur deri në 21 mars në Qendrën për Hapje e Dialog, ekspozita “Shpirtra të zhveshur” me 31 vizatime e grafika të artistes Elga Mitre.

Mitologjia e Mesdheut, merr tipare bashkëkohore në 29 tablo të piktorit Orion Shima. E çelur në galerinë “Fab”,  ekspozita “Deteve ngjyrë vere” e kuruar nga Parid Teferiçi, pret vizitorët deri në 16 mars.

Në Parking Art Gallery, hapësirën më të re dedikuar pakicave kombëtare, ekspozita personale ‘Prim’Ordine’ e artistit Arben Koliçi, do të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë muajit.

Shfaqet sot në orën 19.00 në kuadër të Pranverës Frankofone filmi “Një botë” nga Laura Ëandel në Akademinë e Filmit “Marubi” në Tiranë.

Ekspozita retrospektivë e çelur me krijimtarinë e artistit të ndjerë Ismail Lulani në Galerinë e Arteve Shkodër, vijon e hapur deri në 23 mars.