‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Mbahet sot dhe nesër në orën 19.00 në skenën e teatrit “Eksperimental” shfaqja “Luba” me Autor Ylljet Aliçkën e regjisor Armand Borën.

Akademia e Shkencave përkujton sot nga ora 9.30 veprimtarinë e arkeologut të ndjerë Selim Islami, me rastin e 100-vjetorit të lindjes.

Mbahet sot nga ora 9.30 pranë Muzeut Arkeologjik konferenca shkencore “Viti arkeologjik 2022”, për njohjen me rezultatet e kërkimeve në terren që kërkuesit kanë kryer gjatë vitit të shkuar.

Vijon sot deri në 19 mars në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar shfaqja “Tërësisht të huaj” me autor Paolo Genovese-n dhe regji të Erion Isait.

Mbahet sot në orën 19.00 në teatrin “Metropol” shfaqja “Valë” me autore Virginia Ëoolf dhe regji e dramatizim të Enke Fezollarit.

Qëndron e hapur deri në 21 mars në Qendrën për Hapje e Dialog, ekspozita “Shpirtra të zhveshur” me 31 vizatime e grafika të artistes Elga Mitre.

Ekspozita “Prim’Ordine” e artistit Arben Kolici pret vizitorët deri në 30 mars në Parking Art Gallery.

Ekspozita retrospektivë e çelur me krijimtarinë e artistit të ndjerë Ismail Lulani në Galerinë e Arteve Shkodër, vijon e hapur deri në 23 mars.

Ekspozita personale e piktorit Gazmend Leka “Kaloi një grua” do të presë vizitorët përgjatë gjithë muajit në galerinë "Vilson Kilica" ne Fier.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë