‘Ciceron’/ Aktivitetet  e kulturës që mund të ndiqni sot

Nga sot në 30 dhjetor mbahet në Teatrin Kombëtar shfaqja musical Jesus Christ Superstar me regji të Altin Bashës.

Argëtim e larmishmëri numrash, Cirku Kombëtar mban sot dhe nesër në orën 17.00 shfaqje për publikun.

Mbahet sot në ambientet e Qendrës Kulturore “Tulla” diskutimi “Ju flet Tirana” mbi tematikë mbi luftëtarët shqiptarë në luftën e Spanjës dhe kontekstin e gjerë së majtës në Shqipëri.

Kitaristi Deniz Bizhga dhe sopranoja Ulpiana Aliaj mbajnë sot në orën 20.00 në hollin e “Operas” koncertin “Fantazi për kitarë”.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore promovon sot numrin 61 të revistës “Monumentet” dhe numrit të parë të “Revistës Arkeologjike”.

Promovohet sot në orën 10.00 në Akademinë e Shkencave libri  “Operacione sekrete – Shqipëria nën Luftën e Ftohtë” me autor prof. dr. Irakli Koçollarin. 

Mbahet sot në orën 18.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan një “Natë gala” me muzikë të përzgjedhur në kuadër të Festave të Fundvitit.

Premiera e filmit të restauruar “Koncert në vitin 1936” do të jepet sot në orën 11.30 në Libohovë në vendin ku është xhiruar filmi.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së