“Ciceron”/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Java e Evropës vijon me Shkodrën. Nga Helena Kadare tek një sërë personazhesh publikë veshur me xhubletë, fotografitë e Roland Tashos ekspozohen sot në orën 10.00 në Pedonale të qytetit. Aktiviteti shoqërohet me një panair për xhubletën ku nxënësit përfshihen në sensiblilizimin për mbrojtjen e promovimin  e trashëgimisë.

Abigela Voshtina në violinë dhe Herta Cane në piano, ftojnë publikun sot në orën 20.00 në Teatrin e Operas në një udhëtim të kryeveprave botërore në koncertin me muzik dhome “Tingujt e Luftës së Parë Botërore".

Premiera "Ëndrra ime, rinia" me autor Pëllumb Kullën dhe regji të Spiro Dunit mbahet nga sot deri të dielën në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar.

Në kuadër të "CloudFest" koreografja e njohur suedeze Rebeça Björling, mban në orën 19.00 një workshop për dancin bashkëkohor pranë instalacionit "Reja".

Komedia e Eprahim Kishon "Certifikata e martesës", me regji të Driada Dervishit, vijon deri në 21 maj në orën 19.00 në teatrin "Aleksandër Moisiu" në Durrës.

Premiera "Një lojë xhin" me autor Donald Coburn, regji të Rozi Kostanit e interpretim të Yllka Mujos dhe Viktor Zhustit shaqet sot në orën 19.00 në teatrin "Metropol".

Mbahet sot në orën 19.00 në hollin e Universitetit të Arteve një koncert me Orkestrën e Harqeve të Fakultetit nën drejtimin e pedagogut e violinistit Arben Llozi.

“Për të folur për Pranimin, të vetes apo të një realiteti a culture tjetër në takimet e Qendrës për Hapje dhe Dialog, është i ftuar në artisti pamor Sead Kazanxhiu.

Me vepra bashkëkohore të 11 artistëve pamorë në zë, qëndron e hapur deri në 29 maj në Galerinë e Arteve Tiranë ekspozita "Muri" me kurator Ardian Devollin.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë