Takimi i "Zonjushë Plastikës" me personazhet më të dashur të fëmijëve vjen me mesazhe të forta për mjedisin, nga Teatri i Kukullave. Shfaqja mbahet këtë të shtunë e të diel në orën 10.30 dhe 11.30 në sallën "Tonin Harapi".
Dy solistët e parë të baletit Adela e Anxhelo Muçollari shënojnë sot në orën 20.00 në “Opera” mbrëmjen e dytë të galasë “Back home”. Bashkë me të tjerë artistë të ftuar, motër e vëlla sjellin në skenë një larmishmëri performancash klasike e bashkëkohore.
Bazuar në ngjarje reale, duke sjellë kohën e persekutimeve të klerikëve e besimtarëve, vijon sot dhe nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental premiera “Gjaku i martirëve të kombit” me regji të Bajram Torbës e një kast të përzgjedhur aktorësh.
Vijon të jetë e hapur në galerinë “FAB” ekspozita personale “Gjendje” e piktorit Fatmir Tufina.
Pret vizitorët “Tek Bunkeri” në Tiranë ekspozita “Thumb në shënjestër” e artistit Endri Beqo me vepra të realizuara përgjatë një dekade.
Me disa prej emrave më të mirë të artit pamor bashkëkohor vendas, ekspozita “Muri” e çelur në Galerinë e Arteve Tiranë, pret vizitorët për të parë veprat e tyre të këtij viti.
Shfaqja për fëmijë "Të shpëtojmë luginën" me regji dhe tekst të Kristi Seranit shfaqet sot dhe nesër në orën 10.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan.












Komente
Komento