5 aktorë në skenë, sjellin për vogëlushët sot e nesër në orën 10.30 dhe 11.30 përrallën “Hirushja”. Humor e interaktivitet me publikun,  në sallën “Tonin Harapi”, dashuria e princit me Hirushen vjen me të tjera ngjyra.

Rimëkëmbja e dashurisë në ccift, mëshimi tek vlerat e jo veset, shfaqet me këto mesazhe sot e nesër te “Eksperimentali” komedia "La baby-sitter" me regji të artistit Vasjan Lami e protagonistë, Luiza Xhuvanin, Andia Xhungan e Genc Fugën.

Autori Dushan Kovaçeviç ngrë çështjen: A mund të ketë pasur dritë nën petkat e një ish-sigurimsi në errësirën e diktaturës? Komedia e trishtë “Profesionisti” e teatrit “Petro Marko”, mbahet në regjinë e Leka Bungos, e pjesëmarrje të Viktor Zhustit, sot e nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar.

Dramë, batuta, valle konispolite në atmosferën e shekullit të 19-të gjatë Perandorisë Osmane,  “Osman Taka” me regji të Naun Shundit e autor Arben Iliazin, mbahet sot në skenën e teatrit “Skampa”, në Elbasan.

Një situatë e komplikuar mes ccifteve e shokëve të ngushtë e bën kurorëzimin e planifikuar “Një dasmë të hatashme”. Komedia e Robin Haëdon vihet në skenë sot dhe nesër në orën 18.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu”, me regji të Kicco Londos.

Qëndron e hapur deri në 28 shkurt në Muzeun Historik ekspozita "Bukuri e përjetshme" me   17 skulptura në mermer të Antonio Canovas, një prej artistëve më të mëdhenj të neoklasicizmit evropian, që  vijnë në 51 shkrepje në bardhë e zi të fotografit të njohur  Mimmo Jodice.

Nga mjeshtrit Alinari tek fotografët më të mirë bashkëkohorë, vijon e hapur deri në 28 shkurt në Galerinë e Arteve Shkodër ekspozita “Italiae”. E konsideruar si një nga koleksionet më të mëdha fotografike në botë, në të ekspozohen 110 nga imazhet më të spikatura në një shekull.