“Comizi d’amore” i Pier Paolo Pasolinit është filmi që shfaqet mbrëmjen e kësaj të hëne në orën 18:00 në kinema “Agimi”. Filmi, pjesë e Queer Film Marathon Tirana është një film investigativ, i ndërtuar nga skena dhe intervista të xhiruara në të gjithë Italinë, ku merren në pyetje qindra njerëz për tema të konsideruara tabu, si kuptimi i seksit, problemi i skandalit, marrëdhënia mes seksit dhe shoqërisë, martesa, nderi seksual, divorci, prostitucioni etj.
Nëse ju pëlqen kultura japoneze dhe dëshironi ta eksploroni atë, një mundësi të tillë ofrohet përmes Festivalit të filmit japonez, që po mbahet në kuadër të Javës së Kulturës Japoneze. Në orën 19:00 të kësaj të hëne në kinema Maks Velo në Tiranë mund të ndiqni dy filma të animuar japonezë, respektivisht “The Wonderland” dhe “The Place Promised in Our Early Days”.
Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore mbrëmjen e kësaj të marte do të ndalet në Vlorë. Në orën 20:00, me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Vlorës, trupa e artistike e Ansamblit do të performojë në teatrin “Petro Marko”, me një program të larmishëm, ku në fokus janë vallet dhe këngët me tematikë çlirimin e vendit.
“Viti Zero” titullohet ekspozita e artistit Gazmend Leka, e çelur në galerinë FAB të Universitetit të Arteve. Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 29 tetor është konceptuar si një mozaik tragjedish të jetuara në dekadat e fundit dhe përbëhet nga 31 piktura, tablo të mëdha në vaj dhe 30 vizatime në përmasa të vogla.
SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11335
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktivitetet kulturore/ 'Thriftfest' tek Pazarin e Ri në Tiranë, koncerti muzikal 'Aladini' tek 'Teatri i Kukullave'
15 Shkurt, 12:30
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Tavolinë për dy’ kushtuar Shën Valentin në ‘Destil Creative Hub’! ‘7 minuta’ shfaqet te ‘ArTurbina’
14 Shkurt, 12:49
-
Aktivitetet kulturore/ 'Muri i dashurisë’ për Shën Valentin te Pazari i Ri! 'Lezetet e mëkatit bashkëshortor', shfaqje te teatri ‘Kujtim Spahivogli’
13 Shkurt, 11:05
-
Aktivitetet kulturore/ ‘7 minuta’, shfaqje në Teatrin Kombëtar! 'Muzeu i pafajësisë', diskutim te Klubi i Librit 'Ivanaj'
12 Shkurt, 12:17
-
Aktivitetet kulturore/ Shfaqja ‘Aida’ vijon te TKOB! 34-vjetori i Shoqatës ‘Durrësi Autokton’, mbrëmje artistike te qendra kulturore ‘Aleksandër Moisiu’
11 Shkurt, 12:02
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Përkthimi është gjuha e Evropës’, aktivitet te biblioteka e Kryeministrisë! Filmi ‘Chinatown’, Tek Bunkeri, Tiranë
10 Shkurt, 11:37
-
Aktivitetet kulturore/ Shfaqja ‘Aida’ në TKOB, ‘Kartolinë për 65-vjetorin e Cirkut Kombëtar’ tek ArTurbina
8 Shkurt, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ Shfaqja ‘Kartolinë për 65-vjetorin e Cirkut Kombëtar’, në Tiranë, ekspozita ‘Horizonte të ndotura’, tek Qendra Kulturore Tulla
7 Shkurt, 11:03
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Histori vjeshte’, shfaqje tek teatri 'Kujtim Spahivogli'! ‘Manifesto Vala e madhe’ te galeri ‘Zeta’
6 Shkurt, 11:37
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Pazari i Vjetër i Tiranës: Në zgrip të së vërtetës’, te librari ‘Valentini! ‘Në Parajsën Socialiste’, film dokumentar te AQSHF
5 Shkurt, 13:14
-
Aktivitetet kulturore/ Shfaqja ‘Histori vjeshte’ tek Eksperimentali, vijon e çelur ekspozita ‘Dorëshkrime të panjohura dhe letërkëmbime të Kadaresë’
4 Shkurt, 11:30
-
Aktivitet kulturore/ ‘Letra dashurie’, dorëshkrimet origjinale të Dritëro Agollit dhe Sadijes tek ‘Shtëpia Studio Agolli’, teatri ‘Midis nesh’ tek Eksperimentali
3 Shkurt, 09:58