Në vazhdë të nismës “Open House Tirana Festival”, Fondi i Arkitekturës në Shqipëri diskuton sot në orën 18.00 në Bibliotekën e Kryeministrisë temën “Rijetëzimi i qytetit”. Të pranishëm do të jenë ekspertë të njohur në fushën e arkitekturës.
Prezantohet sot në orën 11.00 në Bibliotekën Kombëtare botimi i revistës letrare “Lichtungen” kushtuar Lasgush Poradecit, si dhe një ekspozitë në nder të 125-vjetorit të lindjes së poetit. Ndërsa në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë mbahet në orën 12.00 aktiviteti “Itinerare letrare digjitale” me Lasgush Poradecin.
Me rastin e ditës së Kujtesës mbahet sot në orën 19.00 në teatrin “Metropol” në Tiranë shfaqja “Se questo e Levi” bazuar mbi veprën e Primo Levit nga shoqëria teatrore Fanny & Alexander dhe me regji të Luigi De Angelis.
Drama “Nëna” e Florian Zeller me regji të Mehmet Xhelilit, shfaqet nga sot deri të dielën në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me pjesëmarrjen e Ema Andreas dhe një kasti të përzgjedhur aktorësh.
Sfidat e një artisti për një pozicion në shoqëri në përballjen e artit me komercializmin dhe profesionalizmin, është ky debati që hap Altin Basha me dramën "E kuqe" të John Logan që vijon sot në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu”.












Komente
Komento