Financonin politikanët për të fituar zgjedhjet, SHBA sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviç! Godet krimin e organizuar serb në veri të Kosovës

Pas disa paralajmërimeve me urdhra dhe deklarata, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur goditjen e krimit, pastrimit të parave dhe korrupsionit në Ballkan. Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit ka futur në listën e zezë të sanksioneve 16 persona dhe 24 kompani si pjesë e organizatave kriminale, që veprojnë në fushën e kontrabandës në mallrave dhe pastrimit të parave.

13 prej tyre janë serbë që jetojnë në Veri të Kosovës. Në njoftimin e shpërndarë nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, thuhet se protagonisti kryesor i krimit të organizuar dhe korruptimit të politikanëve në Veri të Kosovës është Zvonko Veselinoviç.

Ai cilësohet nga SHBA si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit, trafiqeve dhe pastrimit të parave në Kosovë. Në njoftim thuhet se në vitin 2017, Veselinoviç dhe vëllai i tij Zharko kishin lidhur marrëveshje me politikanë të ndryshëm për të ndihmuar Listën Serbe të fitonte sa më shumë vota në zgjedhje, duke hedhur para të pista.

Në listën e sanksioneve, është edhe Milan Radoiçiç, nënkryetar i partisë Lista Serbe dhe i akuzuar si përfshirë në vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç. Pjesë e listës është edhe Zhelko Bojiç, ish-shef i Operacioneve të Policisë së Kosovës për Veriun, i cili gjithashtu është i lidhur me vrasjen e Ivanoviçit dhe kërkohet nga institucionet e Kosovës.

Ndërkaq, tre persona të tjerë, janë shtetas të El Salvadorit, të cilët janë të lidhur me qeverinë. Të gjithë pronat dhe llogaritë e tyre në SHBA janë të bllokuara. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se “këto sanksione shënjestrojnë autorët e korrupsionit që minojnë sistemin financiar ndërkombëtar".

Sanksionet e SHBA ndaj këtij grupi i kanë përshëndetur edhe politikanët e Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se do të bashkëpunojnë me Amerikën për goditjen e grupeve të tilla.

Kreu i AAK, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ky është një lajm i shkëlqyeshëm. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sanskionet e vendosura nga SHBA legjitimojnë aksionet e policisë në veri të Kosovës.

Ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se autoritetet serbe do të vijojnë hetimet nëse ka akuza serioze ndaj kreu të grupit Veselinoviçit dhe nënkryetarit të Listës Serbe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
Sanksionet e SHBA ndaj grupit të Veselinoviç, Albin Kurti: Ky vendim legjitimon aksionet e policisë në veri të Kosovës

1581414931_albinkurti1.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përshëndetur vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e grupit të organizuar kriminal në krye me Zvonko Veselinoviç që vepron në veri të Kosovës. Kurti tha se vendimi i sotëm i SHBA vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës javë më parë në komunën veriore të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale.

"Shumë i mirëseardhur vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për identifikimin e emrave të përveçshëm dhe sanksionet ndaj Zvonko Veselinovic dhe grupit të organizuar kriminal që vepron në veri të Kosovës. Përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve në mes Kosovës dhe Serbisë, ky grup është dëshmia më e mira se krimi në veriun e Kosovës është realitet i përditshëm që cenon ligjshmërinë e të drejtat, lirinë dhe të mirat e qytetarëve. Vendimi i sotëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës javë më parë në komunën veriore të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale. Lidhjet e bashkëpunimit ndëretnik të grupeve kriminale dhe fushëveprimit të tyre transnacional do t’i luftojmë nëpërmjet bashkëpunimit të zyrtarëve të institucioneve tona pa dallim etnie dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me aleatët e partnerët tanë. Krimi i organizuar është rrezik i sigurisë kombëtare. Republika e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të saj. Qeveria e Republikës së Kosovë ka prioritet luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit."-shprehet Kurti.

Ora 19:59
Sanksionet e SHBA, Vuçiç: Do hetojmë nëse ka akuza serioze ndaj Veselinoviç dhe nënkryetarit të Listës Serbe

1558336219_vucic.jpg

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pasi SHBA vendosi sanksione ndaj grupit kriminal serb në veri të Kosovës. Vuçiç shprehet se organet përkatëse serbe do të hetojnë gjithçka, në rast se ekzistojnë ‘akuza serioze’ kundër Veselinoviç dhe nënkryetarit të Listës Serbe. Në një konferencë për mediat, Vuçiç tha se ka pranuar një raport joformal nga Ambasada Amerikane rreth këtij vendimi.

“Ata i akuzuan fillimisht për tregti ilegale. Në fund do t’i akuzojnë që nuk po e respektojnë kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, por kjo nuk është asgjë e re. Nëse ekzistojnë akuza serioze, organet tona shtetërore do t’i hetojnë. Gjithçka që pranojmë me çfarëdo treguesi se dikush ka kryer ndonjë vepër penale, organet tona përgjegjëse do të jenë të gatshme që në po atë moment të verifikojnë gjithçka. Asnjë dinarë nuk na ka dhënë Zvonko, sa më përket mua për të tjerët nuk e di. Partia të cilën e udhëhoqi ka më shumë se mjaftueshëm para falë mjeteve shtetërore dhe anëtarësimit. Këto janë burimet tona kryesore. Kurrfarë nevoje nuk kemi për çfarëdo paraje tjetër” - tha Vuçiç.

Ora 19:50
Sanksionet e SHBA ndaj grupit të Veselinoviç, Haradinaj: Lajm i shkëlqyeshëm

1638515101_ramushharadinajkosovoaakscaled.jpg

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si të shkëlqyeshëm vendimin e SHBA-së për vënien e sanksioneve kundër grupit kriminal të Zvonko Veselinoviç në veri të Kosovës. Sipas tij, SHBA-ja dhe Kosova janë të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe kjo është një përpjekje e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e krerëve të krimit të organizuar në Kosovë është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën. Vendimi do të ndihmojë misionin tonë të përbashkët për të goditur krimin transnacional në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, shprehet Haradinaj.

Ora 18:37
Nënkryetari i Listës Serbe pjesë e grupit kriminal në veri të Kosovës që ju vendosën sanksione nga SHBA

1638985118_milanradoicice1614588381372.jpeg

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç është pjesë e grupit serb në veri të Kosovës që SHBA-të i vendosën sot sanksione. Në listë përfshihen kreu i këtij grupi, Zvonko Veselinoviç dhe vëllai i tij Zharko Veselinoviç. Ato akuzohen si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë. Grupi akuzohet pos tjerash për marrëveshje me politikanët për të ndihmuar fitoren e tyre në zgjedhje dhe mbështetjen financiare për ta. Në këmbim, politikanët do t'u jepnin vëllezërve kontratat më të mira të infrastrukturës dhe kontrollin e zonave të caktuara për bizneset e tyre.

Ora 18:25
Sanksionet e SHBA ndaj grupit të Veselinoviç, Vjosa Osmani: Do bashkëpunojmë me Amerikën për goditjen e grupeve të tilla

1630589532_1630582965vjosaosmani800x4501600x360.jpeg

SHBA-të vendosën sanksione ndaj një grupit serb të Zvonko Veselinoviç për krim të organizuar në veri të Kosovës, ndërsa ky vendim është përshëndetur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo e fundit është shprehur se institucionet janë të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojmë me Amerikën.

“I mirëpres sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Veselinoviqit dhe grupit të tij të krimit të organizuar në veri të Kosovës. Institucionet janë plotësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë me SHBA për të siguruar që rajoni ynë të mos bëhet një parajsë e sigurt për grupe të tilla kriminale”, shkruan Osmani në Twitter.

Ora 18:19
Sot u fut në listën e Zezë të SHBA, kush është Zvonko Veselinoviç, i njohur në Kosovë e Serbi si 'bosi' i kontrabandës së naftës (Profil)

Sot Zvonko Veselinoviç është futur në 'listën e zezë' të SHBA. Mediat kosovare kanë bërë një profil se kush është Zvonko Veselinoviç.

Zvonko Veselinoviç nga Zveçani, i njohur në Kosovë dhe në Serbi si bosi i kontrabandës me derivate të naftës, me tekstil, vetura dhe mekanizëm tjetër të rëndë, i cili është i njohur edhe për faktin se ishte gjetur në grupin e njerëzve të cilët pengonin kalimin e shqiptarëve nga jugu në veri të Mitrovicës dhe i cili ishte organizatori kryesor për vendosjen e barrikadës mbi urën kryesore të lumit Ibër në korrikun e vitit 2011, është treguar i gjithëpushtetshëm edhe në Serbi.

Pasi që veriun e Kosovës e kishte “futur” në dorë lehtësisht nëpërmes të njerëzve të vetë, të njohur për vepra të rënda kriminale dhe duke bashkëpunuar edhe me shqiptarë, Veselinoviç ka arritur që krijojë pushtet edhe në Serbi. Veselinoviç ishte arrestuar dhe ishte dërguar në burg, ndërkohë që pas 1 viti e 4 ditë paraburgimi është shpallur i pafajshëm. Me ndikim të madh tek pushtetarët në Beograd, Veselinoviq kishte arritur që ta merrte një tender 750 milionë dollarë, ndërsa duke përdorë autoritetin dhe forcen e tij, gjithashtu ka arritur që përvehtësojë një pjesë të qendres sportive-rekreative në Kopaonik, në të cilën ka ndërtuar hotel.

Mediet serbe, të cilët Veselinoviçin e përshkruajnë edhe si njeriun që ka refuzuar ta largojë barrikadën nga ura kryesore e Ibrit, të vendosur nga ai vetë dhe nga serbët, disa muaj para se të arrestohej, shkruajnë se Veselinoviq ka arritur ta fitojë gjykimin dhe të përfitojë “miliona” për 1 vit e 4 ditë, sa ka qendruar në burg, me akuzën se “kundërligjshëm ka përvehtësuar 32 kamionë në pronësi të kompanisë Hipo Alpe Adria lizng”. Gjykata e Apelit në Beograd e ka shpallur të pafajshëm Veselinoviqin dhe e ka liruar nga të gjitha akuzat. Për 1 vit e 4 ditë burg që i ka mbajtur,Veselinoviq, siç shkruajnë mediet serbe është dëmshpërblyer me “miliona”, por nuk precizojnë sa milionë.

Por, Veselinoviç ka vendosur që ta refuzojë dëmshpërblimin, për shkak se siç ka thënë njëri prej avokatëve të tij, Mladen Magdeliniq, arrestimi i Veselinoviçit është bërë për shkaqe politike.“Prej atëherë klima politike ka ndryshuar dhe ai nuk dëshiron që ta padisë shtetin”, ka sqaruar avokati Magdeliniq.

Sipas medieve serbe, pushteti aktual në Serbia ia ka dhënë një konzorciumi të kompanive, që udhëhiqet nga Zvonko Veselinoviç, punët për ndërtimin e autostradës në korridorin e 11, në vlerë prej 750 milionë dollarë, ndonëse siç precizojnë mediet serbe, kompania e tij nuk ka fare përvojë  në ndërtimin e rrugëve.

Ora 18:05
Sanksionet e SHBA ndaj grupit kriminal serb në veri të Kosovës, Yuri Kim: Ndalni korrupsionin, merrni parasysh pasojat (Mesazh edhe për Berishën?!)

1636397663_websiteKim1.jpg

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar pas sanksioneve të SHBA të vendosura ndaj një grupi serb që vepronte në veri të Kosovës. Kim teksa shpërndan deklaratën e DASH, thekson se qeveria amerikane do të intensifikojë hapat për përgjegjësit e korrupsionit. Duket se ky është edhe një mesazh për ish-kryeministrin Sali Berisha. Kujtojmë se ky i fundit është shpallur non grata nga SHBA pasi akuzohet për korrupsion.

"“Përpara Ditës Kundër Korrupsionit dhe Samitit për Demokraci, Thesari i SHBA OFAC lëshoi emërtimet e reja. Pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, qeveria amerikane do të intensifikojë hapat për të mbajtur përgjegjës ata që janë të përfshirë në korrupsion ose minimin e demokracisë. Përcaktime publike të tilla ndonjëherë duan vite për t'u realizuar, por kur ndodhin janë shkatërruese. Nëse jeni të përfshirë në korrupsion apo përpjekje për të minuar demokracinë, tani është koha e duhur për t'u ndalur dhe për të marrë parasysh pasojat".-shkruan Kim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 09/12/2021 19:51

    Sot u fut në listën e Zezë të SHBA, kush është Zvonko Veselinoviç, i njohur në Kosovë e Serbi si 'bosi' i kontrabandës së naftës . Pyetje për Edvin K Ramën , sepse e din shumëbmirë kushë është ky kriminel që do merr pjesë në ndertimin e aeroportit në Vlorë …!

    Përgjigju
  • Arberi: 09/12/2021 19:47

    Ky kriminel është takuar edhe me Ramën në Nish , ky është dora e djathtë e vuçiçit në Kosovë këtë e di Rama

    Përgjigju
  • Erik: 08/12/2021 22:05

    Edhe keta zoterinj u shpallen non grata nga SHBA se nuk lejuan ndarjen e Kosoves, njejte si ylli i Foltores.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jeni pak të shqetësuar për dashurinë...çfarë thonë yjet për ju sot

Jeni pak të shqetësuar për dashurinë...çfarë thonë yjet për ju sot