Ciceron/ Ditët e para të janarit, arti viziv në Tiranë e rrethe! “Overlords” nga Krist Dragot deri në 6 janar! “Code II” edhe nesër në GAT! Korça vijon me program festiv!

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

 

1.     Pret vizitorët deri në 7 janar në Galerinë e Artit Sarandë, ekspozita lëvizëse e Galerisë Kombëtare të Arteve  "Paskali, artistët e Jonit dhe mureve të gurta", qw drejtohet nga Olsi Laska dhe me kurim nga Suzana Varvarica.

2.     Ekspozita “Code II”, që vijon të jetë e hapur deri këtë të mërkurë, sjell një përmbledhje të veçantë të pikturave të artistit Kamuran Goranci, ku ndjeshmëria e harmonia artistike vijnë të koduara duke reflektuar përmes imazhit realitetin e jashtëm dhe brendinë njerëzore.

3.     Ekspozita “Overlords” nga Krist Dragot dhe e kuruar nga Harabel pret vizitorët deri në 6 janar në galerinë “GurGur” në Petrelë.

4.     Me imazhet e të akuzuarëve në diktaturë, të fiksuara nga fotografët e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ekspozita “Gjyqet”, e kuruar nga Zef Paçi, Luçjan Bedei dhe Lek M.Gjeloshi, qëndron e hapur në Muzeun Marubi në Shkodër deri në 24 janar.

5.     Korça vijon kalendarin e saj festiv edhe këtë të martë. Në orën 11.00 Dj Niko mban një performancë me pjesë të përzgjedhura muzikore pranë Sheshit të Pazarit të Vjetër.

6.     Qëndron e hapur deri në 22 janar në galerinë e arteve “Edward Lear” në Berat ekspozita “Artistë të njohur dhe Berati, qyteti i shkëlqyer modern i Antipatreas shekullore”. Një tjetër projekt i Galerisë Kombëtare të Arteve i drejtuar nga Olsi Laska dhe i kuruar nga Suzana Varvarica.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje