Tri ditë revolte në Spaç, përmes rrëfimeve të 8 dëshmimtarëve, përfshirë shkrimtarin Visar Zhiti. Në kuadër të 50 vjetorit të ngjarjes së burgut famëkeq shfaqet sot në orën 17.00 në kinema 'Millenium' dokumentari i 'Kujto.al', 'Revolta e Spaçit' me skenar të Luljeta Prognit dhe regji të Pandi Çeço-s.
Promovohet sot në orën 11.00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit libri më i fundit i shkrimtarit Bashkim Hoxha, 'Dimri i Librave'.
Premiera "Audienca e Vaclav Havel" me autor Jetor Nezirajn, jetësohet në skenën e teatrit 'Eksperimental' në ArTurbina këtë mbrëmje në orën 20 .00 me regji të Shyqyri Caushaj.
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit mban sot në orën 17.00 provat gjeneralë të baletit “Uni”, me koreografi të Julind Dervishit dhe pjesëmarrje të trupës së baletit të teatrit.
Prej orës 9.30 në Akademinë e Shkencave u mbajt sot Konferenca e 7-të shkencore e përbashkët e Ballkanit Perëndimor "Partneritet për Ekselencë – Partneritet për Europën" në kuadër të Procesit të Berlinit. Të pranishëm do të jenë Lucjan Brujan (koordinatori i Procesit të Berlinit për Arsim, Shkencë dhe Inovacion), Federica Mogherini, rektore e kolegjit të Evropës në Brugge dhe Ivan Vejvoda nga Instituti për Shkencat humane në Vjenë.