Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Ekspozita ‘Thurja e Qilimave’ e hapur në Tiranë gjatë gushtit
Ekspozita artizanale “Thurja e Qilimave” do të çelet nesër në orën 10:00 në ambientet e Publik Galeri në Tiranë. E organizuar nga sipërmarrja sociale “Tradita Ime Artizanale”, me mbështetjen e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ekspozita do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë muajit gusht, duke prezantuar punime unike të artizanëve shqiptarë dhe duke promovuar traditën e thurjes së qilimave.
2. “J.S. Bach – Kantata e Kafesë”, koncert në Parkun e Liqenit
“J.S. Bach – Kantata e Kafesë”, një interpretim në gjuhën shqipe i veprës satirike të kompozitorit të njohur do të vijë nesër në orën 19:00 në Parkun e Liqenit në Tiranë. Koncerti do të vijë në ambient të hapur me orkestër, solistë lirikë dhe dirigjent Armand Broshkën, ndërsa do të ndërthurë muzikën, teatrin dhe humorin elegant të një prej veprave më të dashura të Bach-ut.
3. “Vendlindja na bashkon”, festa tradicionale në Mirditë
“Vendlindja na bashkon” është festa tradicionale në Njësinë Administrative Ungrej të Lezhës, që do të mbahet sot në orën 20:00. Festa do të shoqërohet me një koncert ku do të performojnë këngëtarë të njohur, në një mbrëmje festive kushtuar vendlindjes dhe traditës
4. Filmat shqiptarë rikthehen në ekran te qendra “Agimi”
“Filmat shqiptarë ndër vite” është aktiviteti që do të vijojë deri më 20 gusht në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë. Publiku mund të ndjekë filma që kanë lënë gjurmë në historinë e kinematografisë me shfaqje paradite dhe në mbrëmje.
5. “Aventurat e Winnie Pooh” udhëton drejt Tushemishtit
Teatri i Kukullave vijon turin veror me premierën ekskluzive të Teatrit Lëvizës, “Aventurat e Winnie Pooh”, një shfaqje plot ngjyra, humor dhe muzikë për të vegjlit do të shfaqet sonte në orën 19:00 në Pedonalen e Tushemishtit në Pogradec.
6. Marco Zappa, koncert në Shkodër me “Back on the Roots”
Artisti Marco Zappa do të ofrojë një mbrëmje muzikore te “N’Odë” në Shkodër, nesër në orën 21:00. Koncerti është pjesë e turit “Back on the Roots”.
7. Mbrëmje me muzikë live te Kalaja e Lëkurësit në Sarandë
Kalaja e Lëkurësit në Sarandë do të mirëpresë një mbrëmje me muzikë live sonte në orën 21:00. Në skenë do të interpretojnë Mariglen Hazizaj, Pamela Veizaj dhe Florjan Saçma, duke krijuar atmosferë festive për pushuesit dhe vizitorët.












Komente
Komento