‘Guida’ kulturore, ‘Romeo & Zhulieta’ te ‘Reja’ në Tiranë, Orkestra Simfonike e RTSH koncert te ‘Artet’, shfaqja ‘Rruga pa emër’ në Durrës

“Romeo & Zhulieta” është shfaqja që do të vijë për publikun te “Reja” në Tiranë, në orën 19:00 të 25, 26 dhe 27 tetorit.

Kryevepra Botërore e Shakespeare, prodhim i Teatrit Magjik vjen e përshtatur me me regji nga Dajana Nenaj, koreografi nga Elona Nallbani, nën interpretimin e  Sofi Kotepano, Livion Aliaj, Ana Guçe, Julian Hurdha, Panajot Brahimaj, Rexhina Ibro.

Orkestra Simfonike e RTSH vjen me një koncert të veçantë mbrëmjen e 25 tetorit në orën 18.00 në Sallën e Universitetit të Arteve. Dirigjent i koncertit është Facundo Agudin, ndërsa soliste, sopranoja Renisa Laçka.

Në program do të interpretohen pjesë nga Andrea Scartazzini dhe Simfonia nr. 4 në Sol maxhor e Gustav Mahler.

“Rruga pa emër” titullohet shfaqja që do të mbahet në teatrin “A.Moisiu” në Durrës në 25, 26 dhe 27 tetor në orën 19:00.

Në fokus të kësaj vepre është aventura e dy të rinjve, të cilët nisen për të rigjetur dashurinë e humbur prej kohësh, por që gjatë kësaj aventure hasin të papritura të paimagjinueshme.

“Send me Muse” titullohet ekspozita e Rubin Kadiut, që çelet në 25 tetor në orën 18:00 në “Gallery 70” në Tiranë.

Rubin Kadiu ka përfunduar studimet e larta si “Artist Pamor” në Universitetin e Arteve, dega “Pikturë Monumentale” dhe është pjesëmarrës i disa ekspozitave të artit bashkëkohor pamor, brenda dhe jashtë vendit, në rolin e artistit dhe kuratorit.

“Gjenerali pa yll” dhe “Pasanikë të varfër” me autor Grigor Banushin janë dy librat që promovohen më 25 tetor në orën 11:00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Aktiviteti vjen në kuadër të Tetorit të Librit.

“Art and Engagament” është trajnimi që mbahet në Shkodër në 25 tetor në orën 10:30 dhe në Tiranë më 26 tetor në orën 10:30 nga Fondi Kulturor Zviceran. Ftohen të marrin pjesë të gjithë artistët e rinj që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë dhe të ndikojnë në komunitetet e tyre përmes artit. Programi synon të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë të rinjtë e talentuar që synojnë të sjellin ndryshim përmes artit dhe angazhimit kreativ.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë