‘Ciceron’/ ‘Guida’ kulturore, shfaqja ‘Koncerti’ te 'Eksperimentali'! ‘Agnesa e Zotit’ me regji nga Kiço Londo në Durrës, 40 artistë fierakë sjellin premierën ‘Malli na ka marrë’

-“Koncerti” është shfaqja që mund të ndiqni në orën 20.00 të së enjtes në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" në Tiranë.

Realizuar sipas romanit “Një engjëll veshë me frak” të autorit Stefan Çapaliku, “Koncerti” vjen me regji dhe dramatizim të Giacomo Pedinit.

Ngjarjet e pjesës vendosen në Shkodrën e viteve pesëdhjetë, kur Evropa është e ndarë në dy blloqe politiko ideologjike dhe Shqipëria është e dominuar nga Enver Hoxha.

Koncerti” sjell në skenë aktorët: Helidon Fino, Laert Vasili, Ilirda Bejleri, Matia Llupa, Ismail Shino dhe është produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës.

-40 artistë fierakë, një program i pasur, me këngë e valle qytetare Fierake dhe Ansambli "Myzeqeja" do të vijnë me një shfaqje premierë në vigjilje të 80 - vjetorit të Çlirimit të Qytetit.

Premiera e quajtur “Malli na ka marrë” do të vijë për publikun në skenën e teatrit “Bylis” këtë të mërkurë nga ora 11:00 e kësaj paraditeje deri në orën 18:00. Të pranishmit mund të shijojnë bukurinë e muzikës qytetare fierake dhe hijeshinë e valleve myzeqare.

-“Agnesa e Zotit” është vepra e vitit 1979 nga dramaturgu amerikan John Pielmeier me regji nga Kiço Londo, që do të vijë në orën 19.00 në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiut” të Durrësit mbrëmjen e 16, 17 dhe 18 tetorit. “Agnesa e Zotit” është një betejë midis botës së fesë dhe shkencës, faktit dhe besimit. Aktoret Eni Jani, Laura Nezha dhe Violeta Trebicka do t’i japin jetë tre personazheve: Martës, psikiatre; Nëna Eprores dhe Agnes, duke eksploruar natyrën e fuqisë së Zotit në tokë, nëpërmjet një pamjeje humaniste.

-Nxënësit e shkollës së mesme “Dora D’Istria” do të mund të njihen me ngjarje të periudhës së komunizmit dhe të mësojnë më tepër për këtë periudhë historike përmes një programi edukativ, të quajtur “Kujtojmë për të mos harruar”. Aktiviteti mbahet në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” në 17 tetor në orën 9:00 të mëngjesit, me prezencën e ish-të përndjekurit z. Simon Mirakaj.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë