“5 fytyrat e heshtjes” me regji të Altin Bashës është shfaqja teatrore që do të vijë për publikun në Qendrën Kulturore "Margarita Tutulani" në Berat më 4 dhjetor në orën 16:00.

 “Eden Game” është ekspozita e Albana Shoshit që do të çelet më 4 dhjetor në orën 19:00 në Galerinë “FAB” në Tiranë.

“Tom & Jerry” është shfaqja teatrore për fëmijë që do të shfaqet në teatrin e  Korçës në 4 dhe 5 dhjetor në orën 17:00, si pjesë e Festivalit të Dimrit- Fest ON Korça.

 “Hileja” është dokumentari për zonat e mbrojtura, që do të shfaqet premierë te Qendra e Artit “Agimi” në Tiranë më 4 dhjetor në orën 19:00.

“Piano recital” nga Kristel Karagjozi do të vijë këtë të mërkurë më 4 dhjetor në orën 18:00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

“Agnesa e Zotit” është shfaqja teatrore që do të ngjitet në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër më 4 dhe 5 dhjetor në orën 18:00.

“Palazzina Laf” nga Michele Riondino është filmi që do të shfaqet më 4 dhjetor në orën 19:00 në kinema “Millenium” si pjesë e aktivitetit “Kinemaja e re italiane në Tiranë” organizuar nga Instituti Italian i Kulturës.