Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Mbahet sot në orën 10.00 në shkollën “Krast” të Martaneshit shfaqja për fëmijë “Fuqia e dëshirave” me regji dhe tekst të Greta Bacit.
2. Jetësohet sot e nesër në orën 19.00 në sallat kulturore pranë Komunës së Parisit shfaqja “Anna Karenina” e Lev Tolstoit me regji të Mehmet Xhelilit.
3. Ekspozita fotografike “Vizitë e vonuar” e artistit Shpëtim Kërçova me imazhe bardhë e zi të prodhuara në Romën e ’41-shit, pret vizitorët deri në 1 mars në galerinë “Bazament art space” në Tiranë.
4. Mbahet sot në orën 19.00 në Teatrin Eksperimental shfaqja “Kryqi i bardhë” e Bertolt Breht me regji të Erina Lazit dhe Klodian Çelmetës.
5. Ekspozita personale “Introspeksion – Arsye për të qenë stoik përballë dhunës” nga artisti Toni Milaqi vijon e hapur deri në 5 mars në Galerinë e Artit Tiranë.
6. Me 50 imazhe tronditëse si dëshmi e agresionit rus është e hapur për publikun deri në 23 mars ekspozita "Ukraina: një krim lufte" në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.
7. Pret vizitorët deri në 11 mars në bibliotekën “Marin Barleti” ekspozita fotografike “Udhëtim në Japoni” që rrëfejnë natyrën, arkitekturën dhe stilin japonez të jetesës.
8. Qëndron e hapur deri në 10 mars në Galerinë Zeta në Tiranë ekspozita “Dispozicionalizmi i një objekti” nga Theo Napoloni.