Ciceron/ Kultura në një ‘klik’: 100-vjetori i lindjes, përkujtohet Kadri Roshi! Galeria e Arteve Tiranë dhe bukuria e kukullave japoneze! ‘Mbjellja e pemëve’ në Korçë

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes, përkujtohet sot në orën 18.00 në Teatrin Eksperimental në “ArTurbina” artisti i ndjerë, “Nderit i Kombit” Kadri Roshi.

Galeria e Arteve Tiranë sjell në bashkëpunim me Teatrin e Kukullave dhe artisten Merita Selimi ekspozitën  “NINGYŌ: Arti dhe bukuria e kukullave japoneze” , që do të qëndrojë e hapur deri në 2 shkurt.

Edicioni i dytë i ekspozitës “Udhët V” me punime të pedagogëve të Fakultetit të Arteve të Bukura, pret vizitorët deri në 20 janar në galerinë “Fab” në Tiranë.

Komedia e Dario Fo “Martesë me kushte” me regji të Altin Bashës dhe interpretim të aktorëve Olta Daku dhe Gazmend Gjoka vijon të shfaqet edhe sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar.

Qendra për Hapje dhe Dialog shfaq sot në orën 18.00 në bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë filmin me metrazh të shkurtër “Mbjellja e pemëve” me regji të Fabio Seferit.

Mbahet sot në orën 16.00 në bibliotekën “Marin Barleti” në Shkodër një takim me autorin e ri Suad Arilla, ku prezanton romanin e tij “Zanafilla”.

I përzgjedhur si “Vëllimi më i mirë poetik në Çmimet Kombëtare për vitin 2022, libri “Lumturia e të tjerëve” promovohet sot në orën 18.00  në Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës

Vijon nga nesër deri të dielën  në orën 19.00 në Teatrin Eksperimental drama “Dua një vend” nga Andreas Flourakis, me regji të Ema Andreas dhe një kast të përzgjedhur aktorësh.

Nën dirigjimin e Gridi Krajës, Orkestra Simfonike e RTSH-së mban nesër në orën 19.00 në Qendrën Kulturore pranë Katedrales Ortodokse koncertin e parë për këtë vit, me pjesë nga Josif Minga (“Variacione për oboe dhe orkestër), Johann Nepomuk Hummel (“Variacione në Fa maxhor për oboe”) dhe Ludwig van Beethoven (“Simfonia Nr. 7 në La maxhor, Op. 92”).

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

Kalendari i kualifikueseve të Botërorit/ Kombëtarja pret më 7 qershor Serbinë, më 11 tetor përballja në Beograd! Ndeshja e parë me 'Tre Luanët'

Kalendari i kualifikueseve të Botërorit/ Kombëtarja pret më 7 qershor Serbinë, më 11 tetor përballja në Beograd! Ndeshja e parë me 'Tre Luanët'