Akademia e Shkencave organizon sot në orën 12.30 një aktivitet dedikuar shkrimtarit dhe akademikut Fatos Kongoli me rastin e 80-vjetorit të tij të lindjes.
Promovohet sot në orën 11.30 në sallën “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik volumi i parë i librit “Avni Mula – Romanca”, me prezencën e së bijës Adelina Qerfozit që është kujdesur për përgatitjen e botimit.
Mbahet sot në orën 12.00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe leximit një takim me përkthyesin Granit Zela, ku do të flasë për përkthimin në shqip të tetralogjisë “Lepuri”: me autor John Updike.
Çelet sot në orën 18.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ekspozita “Burri i kështjellës” (“Man of the castle” nga artistja Blerta Kambo. Ekspozita do të jetë e hapur për publikun nga nesër deri në 14 shkurt.
Teatri Eksperimental rikthen për vogëlushët nga sot në orën 10.30 deri në 14 janar shfaqjen “Bëhu trim pinguin i vogël” me regji dhe koregraofi të Semela Skënderasit.
Teatri Shëtitës Çajupi ndal sot në orën 10.00 në shkollën “Pjetër Arbnori” në Fusharrëz ku mban shfaqjen “Fuqia e dëshirave” me autore dhe regjisore Greta Bacin.
Një ëndërr emigracioni me dramën e ikjes dhe rrezikun e përballjes me të panjohurën, shfaqja “Dua një vend” nga Andreas Flourakis, me regji të Ema Andreas vijon sot në orën 19.00 në teatrin Eksperimental.
Nën dirigjimin e Gridi Krajës, Orkestra Simfonike e RTSH-së mban sot në orën 19.00 në Qendrën Kulturore pranë Katedrales Ortodokse koncertin e parë për këtë vit, me pjesë nga Josif Minga (“Variacione për oboe dhe orkestër), Johann Nepomuk Hummel (“Variacione në Fa maxhor për oboe”) dhe Ludëig van Beethoven (“Simfonia Nr. 7 në La maxhor, Op. 92”).
Ekspozita “NINGYŌ: Arti dhe bukuria e kukullave japoneze” , e realizuar në bashkëpunim me Teatrin e Kukullave dhe artisten Merita Selimi pret vizitorët në Galerinë e Arteve Tiranë deri në 2 shkurt.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.7%
-
Të gabuar
14.2%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 7048
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktivitetet e kulturës/ Shfaqja ‘Kurrë njëherë tjetër’ në teatrin ‘Metropol’, vijon koncerti ‘Global Dance Christmas Show’ tek ‘Petro Marko’
21 Dhjetor, 15:48
-
Aktivitetet e kulturës/ Koncert jazz te ‘Artet’, ekspozita ‘Rilindja Italiane’ në Korçë! ‘Tingujt e shpirtit’ nga pianisti Kosti Deti
20 Dhjetor, 08:38
-
Aktivitetet kulturore/ Reflektim për veprën e Kadaresë! Puka ju fton në panairin 'Fest 2024'
19 Dhjetor, 14:24
-
Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’
18 Dhjetor, 12:03
-
Aktivitete kulturore sot/ ‘Tingujt e Adriatikut’, edicioni i 37-të i Festivalit të Fëmijëve në Durrës! Vijon ekspozita ‘TRASHëgimi’ në Tiranë
17 Dhjetor, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ Prezantohet projekti Manifesto Great Wave, tre ekspozita në Tiranë e Shkodër
16 Dhjetor, 09:41
-
Aktivitete kulturore/ Përurohet qendra 'Albanian Night'! Në Teatrin kombëtar vihet në skenë 'Turjela'
14 Dhjetor, 13:50
-
Aktivitete kulturore sot/ Vijon Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë! 'Së prapthi' shfaqja për fëmijë në teatrin 'Metropol'
13 Dhjetor, 10:23
-
Aktivitetet kulturore sot/ Çelet Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë! ‘Klinika në breg të detit’, shfaqet në teatrin Bylis, Fier
12 Dhjetor, 12:37
-
Aktivitete kulturore sot/ Opera 'Lucia di Lammermoor' në TKOB! Koncert për Krishtlindje nesër në Tiranë
11 Dhjetor, 14:29
-
Aktivitetet kulturore sot/ 'Mundësi pa kufi' koncerti te Katedralja Orthodhokse! Prezantohet 'Montagne d’Albania', guida e maleve e Piero Ghiglione
10 Dhjetor, 10:25
-
'Ciceron'/ Shfaqja ‘We will rock you’ në teatrin ‘Astrit Sula’, vijon të jetë e hapur ekspozita ‘Përherësi’ nga Naxhi Bakalli
9 Dhjetor, 12:17