Festivali i Teatrit Shqiptar "Moisiu" vijon edicionin e dytë këtë javë në në ArTurbina me dyer të hapura. Mbahet sot në orën 19.00 shfaqja "Fluturimi mbi teatrin shqiptar" nga Teatri i Kumanovës, ndërsa në orën 21.00 skenën e merr trupa e Teatrit të Korçës me "Nuse vetëm për letra".
Me interpretime artistike nga fëmijë të talentuar të qendrës “Monad Art”, mbahet sot në orën 18.00 në Shtëpinë Studio Kadare shfaqja “Buzëqeshja mbi botë”.
Në kuadër të Javës Kombëtare, shfaqet nesër në orën 19.00 në Qendrën e Artit “Agimi” filmi “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, bazuar në romanin e Dritëro Agollit dhe me regji të Fatmir Koçit.
Të premten në orën 19.00 në hollin e Operas mbahet koncerti ‘Kino Music’, që risjell muzikën e disa prej filmave shqiptarë.
Nesër në orën 20.00 në Qendrën Kulturore pranë Katedrales Ortodoksë artisti Shpat Deda mban një koncert me rastin e Javëve Kulturore.
Filma të përzgjedhur dhe diskutime mbi kinemanë, nis nga nesër në orën 19.00 qendrën Kulturore “Tulla” edicioni i dytë “PriFest” me produksionin bullgar0-gjerman “Mësimet e Blaga-s” nga Stephan Komandarev.