‘Ciceron’/ Kultura në një ‘klik’: Ish-kryeministri i Kosovës në Akademi si autor! Poezitë që u kthyen në hite pranë Katedrales Ortodokse! Çelet ekspozita ‘Vazhdë’

Java Kulturore Kombëtare sjell sot në orën 12.00 në Akademinë e Shkencave ish-kryeministrin e Kosovës Bajram Kosumin me rastin e promovimit të librit të tij "Enciklopedia imagjinare/Postroman".

Me emra të njohur të artit e muzikës shqiptare sot në orën 19.00 jetësohen në Qendrën Kulturore pranë Katedrales Ortodokse poezi të njohura të kthyera në këngë hit, si dhe me ndikim në dialogun e përditshëm.

Në fund të viteve '50 artisti Mark Rothko duhet të kryejë një nga komisionet më të mëdha të artit modern, por idetë e nxënësit të tij Ken bien ndesh me të tijat, ndaj "djali duhet të përzërë atin artistik".  Shfaqja "E kuqe" me autor John Logan dhe regji të Altin Bashës, mbahet nga sot në orën 19.00 deri në 3 dhjetor në Teatrin Eksperimental.

Çelet këtë mbrëmje në orën 19.00 në Hapësirën e Artit “Bazament” në Tiranë ekspozita “Vazhdë” me artistë të afirmuar dhe të rinj.

Koncerti "Folkoloraturë" me muzikë instrumentale dhe këngë të traditës, zhvendoset sot në orën 19.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë.

Mbahet sot në orën 19.00 në Teatrin Metropol në Tiranë shfaqja "Mbreti Lir"  me regji të Jonida Beqos dhe interpretim të Viktor Zhustit.

Një njeri me ego të sëmurë që nuk kursen intrigat për të arritur qëllimet e tij, duke shkaktuar dramë. Premiera "Gjithçka rreth IV" me autor Joseph Mankiewicz dhe regji të Hervin Çulit shfaqet nesër në orën 19.00 në teatrin "Aleksandër Moisu" në Durrës.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës