'Ciceron'/ Kultura në një ‘klik’: Këngë e valle, në Opera fest me folkun nga Ansambli! Çelet ekspozita 'Gur' në Petrelë! Nderohet postmortum Xhevdet Ferri

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore mban sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit koncertin “Jehona jonë”, me këngë të përzgjedhura polifonike dhe valle nga treva të ndryshme të vendit.

Në përvjetorin e katërt të ndarjes nga jeta, aktorit Xhevdet Ferri i dorëzohet sot në orën 16.00 në Teatrin “Aleksandër Moisiu” titulli “Qytetar Nderi i Durrësit” postmortum.

Këtë mbrëmje në orën 18.30 në qendrën “Dua”, Klubi i Librit do të diskutojë mbi romanin “Kur bie nata” të autorit të njohur japonez Haruki Murakami.

Çelet sot në orën 18.30 në galerinë “Gurgur” në Petrelë, ekspozita “Gur” e kuruar nga Edison Çeraj.

Fotografi të ndërtesave të ndërtuara nga burri, ku roza si simbolikë  ndërhyn përmes dritave, perdeve apo skulpturës.  Për manifestimin e toksicitetit maskilist, ose brishtësisë burrërore ekspozita e artistes Blerta Kambo “Burri i Kështjellës” pret vizitorët në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 14 shkurt.

Një ekspozitë unike ajo e “NINGYŌ: Arti dhe bukuria e kukullave japoneze” , e realizuar  në bashkëpunim me Teatrin e Kukullave dhe artisten Merita Selimi që vijon e hapur në  Galerinë e Arteve Tiranë deri në 2 shkurt.

Piktura, skulptura dhe instalacione, vijon e hapur deri në 20 janar në galerinë “Fab” në Tiranë ekspozita “Udhët V” me punime të pedagogëve të Fakultetit të Arteve të Bukura.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Emigrantët shqiptarë protestë simbolike në Milano: Duam të votojmë në 2025! Protestë dhe në Hagë

Emigrantët shqiptarë protestë simbolike në Milano: Duam të votojmë në 2025! Protestë dhe në Hagë