‘Ciceron’/ Kultura në një ‘klik’: ‘Nëna’, drama e Zeller në optikën e Met Xhelilit! Biografia e Thaçit diskutohet në Kryeministri! Ekspozita ‘Gur’ në Petrelë

Drama “Nëna” e Florian Zeller me regji të Mehmet Xhelilit, shfaqet për katër net radhazi në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me pjesëmarrjen e Ema Andreas dhe një kasti të përzgjedhur aktorësh.

Promovohet sot në orën 17.00 në Bibliotekën e Kryeministrisë libri “Shteti i ri, burrë shteti modern”, ku dy gazetarët anglez Roger Boyes dhe Suzy Jagger, ndërtojnë jo thjesht një biografi për ish presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, por sjellin në vëmendje edhe ngjarjet e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Çelet sot në orën 17.00 në atelier "Erina" në Tiranë ekspozita “Kolonia e Artit”, ku artistë të rinj prezantojnë punët e tyre të realizuara ndër vite.

Organizohet këtë mbrëmje në orën 18.00 në Qendrën Rinore Arka në Shkodër takimi letrar “Reflektime mbi letërsinë shqiptare dhe diasporën e saj" , me të ftuar autorët Tom Kuka dhe Ermir Nika.

Shfaqet nga nesër, për tri net radhazi në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar shfaqja "Zbulimi" e autorit John Mçann dhe me regji të Salsano Rrapit që shoqërohet në skenë nga partnerja Erjona Kakeli dhe Flobensa Bezati.

Shenjat, hapësira që zë, simbolikat që mbart një  “Gur” përtej të qenit substancë minerale e ngurtë, vijnë të trajtuara përmes një ekspozite të çelur në galerinë “Gurgur” në Petrelë. Me emra të talentuar të artit kontemporan, dhe e kuruar nga Edison Çeraj ekspozita pret vizitorët deri në 24 shkurt.

Gjashtë artistë të rinj prezantojnë punët e tyre në ekspozitën “Inner Space” nga Satellite Zone që qëndron e hapur në Gallery 70 në Tiranë deri në 11 shkurt.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës