'Ciceron'/ Kultura në një ‘klik’: Nis Java Kombëtare! Festivali ‘Moisiu’, sot dy shfaqje nga Kosova në ArTurbina! Dokumentari i Prognit për nënën ‘Zojë’

Nis sot Java Kulturore Kombëtare. Në orën 17.00 përurohet në Shtëpinë e Evropës libri "N'kohë për veten' i autorit Fitim Uka. Ndërsa në orën 19.00 në teatrin "Petro Marko" në Vlorë një koncert nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve "Deccani".

Pas Shkupit, Festivali i Teatrit Shqiptar "Moisiu" vijon edicionin e dytë këtë javë në Teatrin Kombëtar. Në  ArTurbina mbahet sot në orën 19.00 shfaqja "Fausti" nga Teatri i Gjilanit, ndërsa në orën 21.00 skenën e merr trupa e Teatrit të Preshevës me "Grafitet".

Një dokumentar nga bija për nënën, që vuajti në lëkurë persekutimin e regjimit komunist. Sot në orën 19.00 hyrja është e lirë për të ndjekur filmin "Zojë" me skenar të Luljeta Prognit dhe regji të Pandeli Cceccos.

Me disa prej emrave më të njohur të artit pamor është ccelur në galerinë FAB në Tiranë ekspozita e përvitshme e pikturës shqiptare "Nëntor 26", e cila qëndron e hapur deri në 30 nëntor.

Ekspozita personale e artistit Bujar Luca “Të prekësh të padukshmen” qëndron e hapur në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 30 dhjetor.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari