Me rastin e koncerteve të fundvitit të organizuar nga Bashkia Tiranë në sheshin “Skënderbej” do të përformojnë sot në orën 19.30 këngëtarët Fifi dhe Sardi Struga.
Me hyrje të lirë, orkestra dhe kori i shkollës së mesme “Jan Kukuzeli” në Durrës mbajnë sot në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” të qytetit një koncert me pjesë të përzgjedhura.
Rikthehet nga nesër në orën 19.00, për tri net radhazi në Teatrin Eksperimental stand-up komedia franceze “Shtëpiakë të dëshpëruar”, me regji të Artan Imamit, i cili shoqërohet në skenë nga Indrit Ccobani dhe Gentian Zenelaj.
Cirku Kombëtar mban nesër dhe pasnesër në orën 11.00 shfaqjen “Shake Spirit” në sallën “Kristal Centër”
Mbahet nesër në orën 19.00 në teatrin “Andon Zako Ccajupi” në Korccë koncerti “FestOn” me pjesëmarrjen e korit “Harmonia”.
Rikthehet nga nesër në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar në skenën e ArTurbinës shfaqja “Jesus Christ Superstar” me regji të Altin Bashës.
Mbahet nesër në orën 18.00 në teatrin Skampa në Elbasan një koncert gala me rastin e festave të fundvitit, ku marin pjesë Orkestra e Harqeve, fëmijët e Qendrës Kulturore, banda frymore “Afërdita” dhe Ansambli “Isuf Myzyri”.