Jetësohet sot e nesër në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar shfaqja “Shtëpia e Zotit” me autor Ledian Gjeçin dhe regji të Ilir Bokshit.
Autorja Majlinda Rama është e ftuar këtë mbrëmje në orën 18.00 në Shtëpinë Studio Kadare në kuadër të ciklit të takimeve "10 poetë për Tiranën" .
Pas kërkesave të publikut, vijon sot e nesër në teatrin “Metropol” në Tiranë shfaqja “Mbreti Lir” e Uilliam Shekspir me regji të Jonida Beqos dhe interpretim të Viktor Zhustit.

Pret vizitorët deri në 14 dhjetor në Hapësirën e Artit “Bazament” në Tiranë ekspozita “Vazhdë” me artistë të afirmuar dhe të rinj.
Një njeri me ego të sëmurë që nuk kursen intrigat për të arritur qëllimet e tij, duke shkaktuar dramë. Premiera "Gjithçka rreth IV" me autor Joseph Mankieëicz dhe regji të Hervin Çulit shfaqet nga sot në orën 19.00 në teatrin "Aleksandër Moisu" në Durrës.
Mbahet sot në orën 19.30 në hollin e teatrit “Migjeni” në Shkodër koncerti “Mrika – një vepër e vlerësuar nga koha”, me arie të përzgjedhura, me rastin e 65-vjetorit të operës së parë shqiptare.
Komedia “Dëshira e Tretë” me autor Ferdinand Hysin dhe regji të Roland Mingës shfaqet sot dhe nesër në orën 19.00 në teatrin "Bylis" në Fier me trupën e teatrit “Petro Marko” të Vlorës.
SI.E./KT/Shqiptarja.comKomente

