Me rastin e 111-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, "Tingujt e lirisë" me këngë patriotike kumbojnë sot në orën 19.00 në Opera, me Orkestrën Simfonike, Solistët dhe Korin e Teatrit.
Qëndron e hapur deri këtë të enjte në galerinë “FAB” në Tiranë ekspozita e përvitshme “Nëntori” , me punimet e disa prej emrave më të mirë të artit pamor vendas.
“UP-wARDS” është koncerti që do të mbyllë sot në orën 21.00 në Teatrin e Operas edicionin e parë të Festivalit të Jazz-it në Shqipëri “E mërkura në jazz” me artistë italian të Konservatorit "Gesualdo da Venosa" të Potenzës.
Pret vizitorët deri në 7 janar në Galerinë e Artit Sarandë, ekspozita lëvizëse e Galerisë Kombëtare të Arteve "Paskali, artistët e Jonit dhe mureve të gurta", e kuruar nga Suzana Varvarica.
Mbahet nesër në orën 19.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë koncerti “Folkoloraturë” me muzikë instrumentale dhe këngë të traditës.
Mbahet nesër në orën 19.00 në Teatrin Metropol në Tiranë shfaqja "Mbreti Lir" me regji të Jonida Beqos dhe interpretim të Viktor Zhustit.
Çelet nesër në orën 19.00 në Hapësirën e Artit “Bazament” në Tiranë ekspozita “Vazhdë” me artistë të afirmuar dhe të rinj.