Në kuadër të nismës “Forumoteka” shfaqet këtë mbrëmje në orën 18.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri filmi “Aleksandër”. Regjisori Ardit Sadiku do të jetë i ftuar për të biseduar me të pranishmit.
Qëndron e hapur deri në 24 shkurt në galerinë "NAAN" në Tiranë ekspozita personale "Përtej rrethit të konfuzionit" me punime të dekadës së fundit nga artisti Leonard Qylafi.
Ekspozita "Gur" me 5 artistë të artit pamor dhe e kuruar nga artisti Edison Çeraj vijon e hapur deri në 24 shkurt në galerinë "GurGur" në Petrel.
Ekspozita "Hapat" e artistes Dea Tili e kuruar nga Ermir Hoxha pret vizitorët në galerinë "Fab" në Tiranë deri në 2 shkurt.
Vijon deri në 2 shkurt në Galerinë e Artit në Tiranë ekspozita “NINGYŌ: Arti dhe bukuria e kukullave japoneze”, në një prej sallave ekspozohen edhe disa prej kukullave të Teatrit Kombëtar të Kukullave
Ekspozita fotografike "Burri i kështjellës" i Blerta Kambos qëndron e hapur në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 2 shkurt.
“Gjyqet” e diktaturës në imazhet e fotografëve të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ekspozita e veçantë e kuruar nga Zef Paçi, Luçjan Bedeni dhe Lek M.Gjeloshi, qëndron e hapur deri në 24 mars në Muzeun Marubi në Shkodër.