'Ciceron'/ Në Amfiteatër komedi! Bekim Fehmiu në dokumentar! Baleti i Julind Dervishit, premierë në ‘Opera’

Vetvetja kundër botës që na rrethon! Baleti premierë “Uni” jetësohet në skenën e Operas sot e nesër në orën 20.00, me koreografi të  Julind Dervishit i shoqëruar nga trupa e baletit.

Në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit të të Drejtave të Njeriut, shfaqen sot nga ora 17.00, 4 filma të suksesshëm në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi. Ndërsa në orën 15.00 në Akademia e Sigurisë në Tiranë ekranizohen produksionet “Kufiri i padukshëm” nga Mark Gerstorfer dhe “Të humburit”  me regji të Teele Dunkley.

Yllka Mujo, Olta Daku dhe Neritan Liçajn interpretojnë këtë mbrëmje në orën 19.00 në Amfiteatrin pranë Liqenit në Tiranë, në komedinë “Vanja, Sonja, Masha” me autor Christopher Durang dhe regji të Driada Dervishit.

Premiera e filmit dokumentar ‘Bekim Fehmiu’ me skenar të Fahri Muslit dhe regji të Valmir Tertinit, shfaqet sot në orën 19.00 në kinema ‘Millennium’.

Qendra Kombëtare e Leximit mban sot prej orës 11.00 një takim të hapur letrar me shkrimtarin Luan Rama.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja