'Ciceron', ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot

Edicioni i gjashtë i "Metrofest" nis nga sot në orën 19.00 në Teatrin Metropol, me shfaqjen "Zhurma e kohës". Artisti i talentuar Rafael Hoxha, sjell në skenë jetën e përditshme të një aktori. 

Festivali Teatror "Hapat" vijon sot në orën 19.00 në Teatrin Eksperimental me shfaqjen e Fondit për të Rinj,  "Lojra në oborrin e pasmë", me regji të Kjara Gjergjit.

Katër shfaqjet e fundit të "Edmond" mbahen nga sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar me regji të Andia Xhungas e Indrit Çobanit, e një kast të përzgjedhur aktorësh.

Vijon e hapur deri në 12 dhjetor në Galerinë e Artit Tiranë, ekspozita "Tradita" me 46 punë në pikturë e skulpturë të 20 artistëve, përfshirë vepra të artistëve si Sali Shijaku e Guri Madhi.

"Flash Mob", një spektakël shumëngjyrësh kërcimi mbahet sot në orën 15.00 në sheshin "Gensher" në Elbasan.

Kompeticioni Ndërkombëtar "Krajka" i ideuar nga Rei Bezhani vijon deri në 11 dhjetor promovimin e instrumentistëve e këngëtarëve nga mosha 6 në 25 vjeç. Juria do të vlerësojë performancat e grupit të dytë nga ora në orën 08.00 në Liceun Artistik.

Do të qëndrojë e hapur deri në 22 janar në Galerinë e Arteve në Shkodër Ekspozita Kombëtare Salloni i Vjeshtës “E kuqja” me kuratorë Oltsen Gripshin dhe Naim Spahiun.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave