Teatri i Kukullave sjell premierën “Hirushja” në sallën “Tonin Harapi. Argëtim, përfshirje të vogëlusheve, shfaqja me regji të Klajd Ymerit vjen me nota komike këtë të diel në orën 10.30 dhe 11.30. Në katër akte të “Ivanov”, Teatri Kombëtar vijon të shfaqë të shtunë e të dielë në orën 19.00 “Hamletin e Rusisë” të Çehov, me regji të Hervin Çulit e një kast të përzgjedhur aktorësh.
Jonida Beqo sjell Viktor Zhustin si “Mbretin Lir”. Tragjedia shekspiriane me intrigat e konfliktet në familjen mbretërore e jashtë saj, vijon të shfaqet mbrëmjet e të shtunës e të dielës në orën 19.00 në Teatrin Metropol.
Festivali Ndërkombëtar i Dancit Bashkëkohor, shënon mbrëmjen e dytë në Teatrin e Operas, të shtunën në orën 19.00 me “Udhëtim në dimër”, produksionin e parë të Angjelin Prejlocaj me ‘La scala’. Të tjerë shqiptarë të baletit do të mbajnë të mbërthyer publikun në Opera dhe Arturbina, deri në 4 nëntor.
Gëzim Kame vijon të rrëmbejë duartrokitje me dramën “Engjëjt gri” të Përparim Kabos. Në teatrin “Aleksandër Moisiu”, shfaqja rikthehet të shtunë e të dielë në orën 19.00 në Durrës. Me një kast aktorësh si Suela Konjari, Arben Derhemi në skenë zbërthehet raporti i njeriut me veten në një shoqëri si e jona.
Regjisori Aldi Hyso Toçi shfaq edhe këtë të shtunë në orën 19.00 në Teatrin “Skampa” të Elbasanit, komedinë amerikane “Çifti i çuditshëm”. Dinamizëm e të qeshura pa fund me aktorë si Genc Fuga, Gëzim Rudi dhe Met Xhelili.
Komedia franceze “Darka e të marrëve” rikthen në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, aktorin Bujar Asqeriu. Shfaqja me regji të Roland Mingës dhe trupën e teatrit, vijon të shfaqet të shtunë e të diel në orën 19.00.
K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktivitetet e kulturës/ Ekspozita ‘Një rrugëtim te arti hyjnor’ te Galeria e Artit, ‘Thrift Fest’ te Pazari i Ri në Tiranë më 24 -25 dhjetor
24 Dhjetor, 11:05
-
Art, kulturë dhe spektakël/ Krishtlindjet në Oborrin Shkodran! "Grinchmas" në sheshin “Skënderbej” sjell muzikën më të mirë elektronike
23 Dhjetor, 12:39
-
Aktivitetet e kulturës/ Shfaqja ‘Kurrë njëherë tjetër’ në teatrin ‘Metropol’, vijon koncerti ‘Global Dance Christmas Show’ tek ‘Petro Marko’
21 Dhjetor, 15:48
-
Aktivitetet e kulturës/ Koncert jazz te ‘Artet’, ekspozita ‘Rilindja Italiane’ në Korçë! ‘Tingujt e shpirtit’ nga pianisti Kosti Deti
20 Dhjetor, 08:38
-
Aktivitetet kulturore/ Reflektim për veprën e Kadaresë! Puka ju fton në panairin 'Fest 2024'
19 Dhjetor, 14:24
-
Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’
18 Dhjetor, 12:03
-
Ikën Abigeila Voshtina, kompozitori Aulon Naçi drejtori i komanduar i Teatrit Kombëtar të Operas
18 Dhjetor, 09:53
-
Aktivitete kulturore sot/ ‘Tingujt e Adriatikut’, edicioni i 37-të i Festivalit të Fëmijëve në Durrës! Vijon ekspozita ‘TRASHëgimi’ në Tiranë
17 Dhjetor, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ Prezantohet projekti Manifesto Great Wave, tre ekspozita në Tiranë e Shkodër
16 Dhjetor, 09:41
-
Aktivitete kulturore/ Përurohet qendra 'Albanian Night'! Në Teatrin kombëtar vihet në skenë 'Turjela'
14 Dhjetor, 13:50
-
VKM/ Shkarkohet drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina
13 Dhjetor, 19:43
-
Aktivitete kulturore sot/ Vijon Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë! 'Së prapthi' shfaqja për fëmijë në teatrin 'Metropol'
13 Dhjetor, 10:23