Çiftet do shijojnë momente të paharrueshme...Parashikimi i yjeve për sot

Çiftet do shijojnë momente të paharrueshme...Parashikimi i yjeve për sot

DASHI

Ju të dashuruarit do keni gjithë kohës mbështetjen e yjeve sot dhe do kaloni momente emocionuese. Monotonia dhe mërzitja nuk do jenë më pjesë e së përditshmes. Beqarët ka mundësi të vendosin të bëjnë disa ndryshime në jetën e tyre sot dhe kjo do iu mbushë me gëzim. Për sa iu përket parave, gjithçka do jetë në ekuilibër nëse filloni ta shtrëngoni rripin e shpenzimeve.

DEMI

Sot do e forconi edhe më shumë bashkëpunimin në çift ju të dashuruarit dhe do flisni qetësisht edhe për disa probleme të së shkuarës. Pa u acaruar do zgjidhni gjithçka dhe do ndiheni më të qetë. Beqarët do kenë flirte pa fund, por jo mundësi për të filluar lidhje të qëndrueshme. Sektori i financave do pësojë ndryshime të mëdha në momentin që më pak e prisni.

BINJAKET

Sot do keni mundësinë te shijoni momente të qeta dhe pa probleme ju të dashuruarit. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do mund t'i zgjidhin sa hap e mbyll sytë. Beqarët do dinë si të luajnë me joshjen dhe do arrijnë të bëjnë për vete cilindo që do i vënë syrin. Për financat perspektivat janë goxha të mira. Nuk do gjendeni aspak në vështirësi kur të kryeni shpenzimet.

GAFORRJA

Sot do arrini t'i konkretizoni disa nga planet që kishit bërë në çift dhe do ndiheni shumë më mirë. Pavarësinë do arrini ta ruani me çdo kusht. Beqarët, nëse deri më sot e kanë vuajtur vetminë, dita e sotme do jetë ogur i mire dhe do ju sjellë ndryshime të njëpasnjëshme. Situata financiare nuk do jetë e shkëlqyer, por pa diskutim më e mirë se një ditë më parë.

LUANI

Në jetën tuaj në çift të papriturat do zënë vendin e monotonisë sot dhe çdo moment do jetë i bukur. Me partnerin do keni diskutime të ngrohta. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë në momentin kur më pak do e prisni, por zemra gati sa nuk do ju shpërthejë nga gëzimi. Në planin financiar do merrni masa më strikte që situata të mos dalë asnjë moment jashtë kontrollit.

VIRGJERESHA

Mos e lëshoni veten para turbullirat që do ndodhin sot sepse jeta në çift do ketë probleme shumë të mëdha, Mundohuni të jeni sa më të hapur me partnerin dhe te mos nxitoheni të hidhni menjëherë hapa. Beqarët, falë një takimi ekzaltues, do harrojnë realitetin dhe do humbasin kuptimin e kohës. Në planin financiar do ju duhet ende shumë maturi dhe përkujdes.

PESHORJA

Sot do kaloni momente të paharrueshme me partnerin tuaj dhe as nuk do e kuptoni nëse jeni në ëndërr apo në realitet. Lëreni veten të lirë dhe mos mendoni për asgjë. Beqarët do kenë disa takime që do i bëjnë t'iu rrahë zemra akoma dhe më fort. Nëse me financat keni pasur vështirësi së fundmi, sot yjet do iu bëjnë disa dhurata që ju të ndiheni sa më të qetë.

AKREPI

Sot do keni shumë mosmarrëveshje me partnerin tuaj dhe nuk do ndiheni të qetë për asgjë. Sado që partneri të mundohet t'ua mbushë mendjen ju nuk do pranoni se keni gabuar në diçka. Beqarët duhet të presin pak kohë para se të hedhin hapa edhe sikur personi që do takojnë t'ua rrëmbejë zemrën menjëherë. Me shpenzimet mos bëni shaka sepse gjendja mund të përkeqësohet sa hap e mbyll sytë.

SHIGJETARI

Sot ka shumë mundësi që të mendoni më shumë për punën sesa për atë që keni në krah. Duke e lënë shumë pas dore mundet edhe ta mërzitni më shumë. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me pasion dhe emocione të papërshkrueshme. Që sot e tutje ata do kenë një jetë ndryshe. Financiarisht do gjendeni në vështirësi të herëpashershme.

BRICJAPI

Jeta juaj në çift do jetë më pak e qetë sot. Do jeni shumë të drejtpërdrejtë dhe ka gjasa që në disa momente ta lëndoni atë që keni në krah. Beqarët duhet ta kuptojnë njëherë e mirë se nuk mund të kenë gjithçka që duan brenda pak minutash. Për lidhjen e ëndrrave do ju duhet ende të presin pak kohë. Në planin financiar duhet të merrni masa drakonike që situata të mbetet nën kontroll.

UJORI  

Jeta juaj në çift do shkojë shumë mirë sot pas disa problemeve të vogla që keni kaluar. Do ndiheni më të qetë dhe do pranoni se të dy palët keni bërë gabimet tuaja. Beqaret nuk duhet të kërkojnë të fillojnë lidhje ku të jenë ata dominuesit sepse nuk kanë për ta gjetur dot. Me shpenzimet tregohuni vigjilentë edhe pse për të thënë të vërtetën gjendja nuk do jetë e keqe.

PESHQIT

Jo gjithë ata që janë në një lidhje do kenë një ditë të njëjtë sot. Disa mund të debatojnë ashpër me personin në krah, ndërkohë që të tjerë mund të kenë më shumë dëshira të çmendura. Beqarët nuk duhet të hedhin asnjë lloj hapi edhe sikur mundësitë që do ju shfaqen të jenë impresionuese. Në planin financiar nuk do jeni aspak të logjikshëm dhe nuk do e ruani dot ekuilibrin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë