Vetë kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, njëherësh pretendent për postin e Presidentit të vendit, ka marrë pjesë në këtë iftar, të organizuar në një nga stadiumet në Turqi ku ftohen masivisht besimtarë të Turqisë.
Ai ka publikuar në rrjetin social Facebook një set fotografish nga darka, ku shfaqet nën shoqërinë e bashkëshortes së tij. Por ajo që bie në sy, janë edhe picat mbi tavolinë!
Erdogan ka shfrytëzuar rastin të mbajë edhe një fjalim në prag të zgjedhjeve presidenciale.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)