Çifti fsheh 2 kg drogë në kutinë
e tortës, do e çonin në Athinë

Çifti fsheh 2 kg drogë në kutinë<br />e tortës, do e çonin në Athinë
GJIROKASTER- Një çift bashkëshortësh kanë fshehur mes tortës dhe karameleve një sasi prej 2 kg marijuanë, por janë zbuluar nga policia. Cifti Fatojn Hadëraj dhe Ela Malko po udhëtonin me autobusin e linjës Gjirokastër-Athinë të kompanisë “Lengo Travel”.

Policia ka konstatuar se në sediljen 23 dhe 24 të këtij autobusi në një çantë të zezë dore në brendësi të saj u gjetën 10 pako të vogla të mbushura me lëndë narkotike. Po gjatë kontrollit efektivat e Policisë Kufitare në pjesën ku mbahen bagazhet e dorës mbi sediljen 23 e 24 u gjet një kuti torte ku brenda saj kishte 4 pako te mbushura me mariuanë të mbuluara me karamele.

Policia ka bërë ndalimin e dy pasagjerëve, ndërsa nga peshimi i gjithë sasisë së gjetur u konstatua se bëhej fjalë për një sasi prej 2 kg marijuanë. Policia ka kryer arrestimin e 27 vjecarit Fatjon Hadëraj, ndërsa është lënë e lirë bashkëshortja e tij. Hetimet paraprake kanë treguar se bashkëshortja e shtetasit Fatjon Hadëraj nuk ishte e implikuar në këtë ngjarje dhe vetë bashkëshorti i saj ka paranuar se lëndën narkotike e kishte futur ai në çantën e bashkëshortes pa djeninë e saj. Gruaja shtatzanë është lënë e lirë. Lënda narkotike ishte siguruar në Lazarat dhe do të trafikohej në Athinë.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'